Ushqimet që zvogëlojnë rrezikun e kancerit të zorrës së trashë
Dieta e pasur me perime, drithëra dhe bizele, mund ta zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të kancerit të zorrëve te meshkujt me më shumë se një të pestën, sipas një studimi të gjerë amerikan.
Studimi, në të cilin janë përfshirë 79.950 meshkuj (dhe 93.475 femra) në Shtetet e Bashkuara, zbuloi se ata që hanin ushqime më të shëndetshme me bazë bimore kishin një rrezik më të ulët prej 22 për qind për zhvillimin e kancerit të zorrës së trashë (kolorektal), në krahasim me ata që hanin më pak ushqime të tilla.
“Kanceri kolorektal është kanceri i tretë më i shpeshtë në mbarë botën dhe rreziku i zhvillimit të kancerit kolorektal gjatë gjithë jetës, është një në 23 për meshkujt dhe një në 25 për femrat”, ka thënë autori i studimit, Jihye Kim, nga Universiteti Kyung Hee në Korenë e Jugut – citon The Guardian.
Hulumtimet kanë treguar se ushqimi i dobët është një nga faktorët kryesorë të rrezikut për kancerin e zorrës së trashë. Për fat të mirë, ka shumë ushqime që mund t’i përfshijmë në dietën tonë të përditshme për ta luftuar këtë sëmundje vdekjeprurëse. Siç shpjegojnë dietologët, marrja e disa ushqimeve mund ta zvogëlojë rrezikun e kancerit të zorrës së trashë, këto janë: fasulet, bishtajoret, frutat e malit, frutat arrore, karotat, spinaqi dhe brokoli.
Ekipi i shkencëtarëve arriti në përfundimin se lidhja mes dietës dhe zhvillimit të kancerit të zorrës së trashë është më e qartë te popullata mashkullore, ku rreziku i këtij lloj kanceri është më i lartë.
Për qëllimet e studimit, të publikuar në revistën BMC Medicine, të anketuarit iu përgjigjën disa pyetjeve: sa shpesh hanë ushqime dhe pije të caktuara nga një listë me më shumë se 180 artikuj, si dhe madhësinë e porcioneve.
Supozojmë se antioksidantët nga ushqimet, si pemët, perimet dhe drithërat, kontribuojnë në reduktimin e rrezikut të zhvillimit të kancerit të zorrës së trashë, sepse ato shtypin zhvillimin e inflamacionit kronik, i cili mund të rezultojë në kancer.
Duke marrë parasysh se një rrezik më i lartë i kancerit të zorrës së trashë është vërejtur te meshkujt sesa te femrat, rezultatet e hulumtimit mund të kontribuojnë në sqarimin se pse konsumimi i sasive më të mëdha të ushqimeve të shëndetshme bimore lidhet me një rrezik të reduktuar të kancerit të zorrës së trashë te meshkujt, por jo dhe te femrat. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit