LAJMI I FUNDIT:

Ushqimet nga të cilat duhet të qëndroni larg gjatë shtatzënisë

Ushqimet nga të cilat duhet të qëndroni larg gjatë shtatzënisë

Kur një femër është përgjegjëse për dy persona, ajo e dinë se më nuk duhet të konsumojë alkool dhe ushqime të rënda, por sipas ekspertëve, në listë të këtyre ushqimeve hynë edhe shumë ushqime të zakonshme.

Nutricionistja Emma Derbyshire thotë se salcat dhe ëmbëlsirat e ndryshme e dëmtojnë zhvillimin e bebes dhe e rrisin rrezikun e abortit., transmeton Telegrafi.


Lëngjet e freskëta

Lëngjet e pasterizuara të pemëve dhe perimeve mund të kenë baktere e cila është e dëmshme te njerëzit, dhe mund ta dobësojë sistemin e imunitetit te femrat.

Shalqirin

Faktikisht shalqiri është shumë i shëndetshëm – përmban 90% ujë, 9% karbohidrate dhe 1% yndyrë – por e keqja është se mund të përmbajë edhe bakterin histeria i cili është i rrezikshëm.

Sallamin

Mishi i kuq rekomandohet të konsumohet sepse është i pasur me proteina, hekur dhe vitaminë B12, por duhet ta shmangni mishin e kuq të përpunuar.

Sallami dhe virshllet përmbajnë konservues të quajtur nitrate, dhe ato e dëmtojnë zhvillimin e bebeve.

Ndër tjerash ato përmbajnë nivele të larta të kripës. /Telegrafi/