LAJMI I FUNDIT:

Ushqimet e rekomanduara për personat e prekur me acidin urik (Video)

Ushqimet e rekomanduara për personat e prekur me acidin urik (Video)

Internistja dhe endokrinologia Venera Berisha-Muharremi këtë javë në emisionin “Shnosh e Mirë” në RTV Dukagjini, ka dhënë këshilla se si duhet të ushqehen personat që kanë të rritur nivelin e acidit urik në gjak.

“Acidi urik është një komponentë normale e gjakut, e cila nëse rritet mbi nivelet normale shkakton vështirësi. Kjo gjendje quhet hiperurikemi dhe te kjo gjendje ndodh që acidi urik i tepërt të deponohet në formë të kristaleve në nyje dhe rreth nyjeve gjë që shkakton inflamacion apo artrit urikemik ose ndryshe glitin, që manifestohet me dhimbje të menjëhershme të papritur të nyjës, skuqje dhe ënjtje dhe zakonisht së pari shfaqet në nyjën e gishtit të madh të këmbës por mund të vazhdojë edhe te nyjet tjera”, tregon doktoresha.


”Kjo sëmundje zakonisht është pasojë e çrregullimit të metabolizmit të proteinave si shkak i defektit gjenetik të trashëguar që kontrollon metabolizmin e purineve. Mirëpo studimet tregojnë se nga kjo sëmundje mund të preken edhe personat me obezitet apo mbipeshë dhe faktori kryesor i paraqitjes së kësaj sëmundje janë personat që ushqehen me shumë purine. Pra ushqimet me mish, produkte të mishit dhe vezët mund të shkaktojnë këtë sëmundje”, thotë Venera Berisha-Muharremi.

Endokrinologia Venera thotë se nga kjo sëmundje janë të rrezikuar edhe personat që konsumojnë sasi të tepërt të alkoolit.

Ajo thotë se personat që veçse janë prekur nga kjo sëmundje, mund ta përkeqësojnë edhe më tepër gjendjen nëse nuk konsumojnë sasi të mjaftueshme të ujit.

“Së pari duhet të largohen kilogramët e tepërt me dietë adekuate të përshkruara enkas nga mjeku dhe duhet të ndalet alkooli. Nuk lejohet të merret mishi i kuq, të brendshmet siç janë mëlçia dhe veshkat, sardinet si dhe supat e mishrave të kuq”.

“…Ushqimet tjera sikurse lulelakra, spinaqi, mishi i shpezëve, peshku, vezët dhe qumështi nuk duhet të konsumohen më tepër se tri herë në javë, për shkak se edhe këto përmbajnë sasi të konsiderueshme të purineve”.

Venera Berisha-Muharremi thotë se janë të lejuara të konsumohen drithërat integrale, supat e perimeve, perimet dhe pemët.

“Rekomandohet që personi që në fazën kur i sëmuri ka dhimbje, ënjtje dhe skuqje të nyjës të kalohet në ushqime vegjetarianë për dhjetë ditë e më pas të kalohet gradualisht në ushqime me mish të lejuar”.

Ajo tregon se uji duhet të konsumohet në sasi të bollshme së paku tri litra në ditë, ndërsa rekomandohet edhe përdorimi i çajrave në mënyrë që veshkat të largojnë acidin e tepërt urik./Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori