LAJMI I FUNDIT:

Ushqimet e çuditshme të vitit 2017 (Foto)

Ushqimet e çuditshme të vitit 2017 (Foto)

Viti 2017 ka filluar me Salt Bae, që u popullarizua me mënyrën si i hidhte krip mishrave, ndërsa vazhdoi me receta të pazakonta – shumica prej të cilave krejtësisht vegane.

Megjithëse këto trende u besua se do të zgjasin, duket se mbesin vetëm pjesë e historisë së kuzhinës dhe postimeve në rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.

Kafe në kone akulloresh, çokollatë rozë, shpageti në rreth, si dhe vezët e thyera në ujin e vluar, janë disa nga këto ushqime të çuditshme.

Nuk dihet çfarë mund të presim nga ky aspekt gjatë 2018-ës, por ekspertët parashikojnë që këto “specialitete” vështirë se do t’i shohim mbi tavolinë. /Telegrafi/