LAJMI I FUNDIT:

USAID në Maqedoni në shënjestër të Lëvizjes ”Stop Operacioni Soros”

USAID në Maqedoni në shënjestër të Lëvizjes ”Stop Operacioni Soros”

Lëvizja ”Stop Operacioni Soros” ka vënë në shënjestër të saj edhe USAID-in në Maqedoni, duke paralajmëruar se do të kërkojë nga Departamenti i Shtetit Amerikan, Kongresi dhe Senati, që të bëjnë kontrollë të punës së USAID-it në Maqedoni.

Sipas tyre, kontrolli duhet të kryhet për katër vitet e fundit të veprimtarisë së USAID-it, pasi që konsiderojnë se ka patur politizim dhe keqpërdorim të një pjesë të ndihmës financiare të SHBA-ve.


Lëvizja ka vënë në shënjestër të saj bashkëpunimin e USAID me SOROS-in, përmes Fondacionit Shoqëria e Hapur – Maqedoni. Lëvizja konsideron se administrata e re amerikane dhe taksapaguesit amerikanë duhet të dinë se në të kaluarën, përmes USAID-it është mbështetur LSDM-ja, që sipas tyre në mënyrë direkte është vepruar politikisht, duke mbajtur anë politike në Maqedoni./Telegrafi/