Këngëtari Urim Maksutaj dhe reperi Jon Pireva kanë bashkuar forcat për një projekt të ri, i realizuar nën ombrellën e kompanisë menaxhuese, ON Records.

Kënga e tyre titullohet “E pashpirt” dhe është punuar nga dyshja e famshme Zapp dhe Chriss.


Teksti është punuar nga Zapp dhe Joni, ndërsa klipi i është besuar produksionit nga Prizreni, XL Films.

jonpireva 241264460 1430161597354348 3713149818682339355 n

Kënga është pritur mirë dhe si duket ky do të jetë debutimi më i suksesshëm i kompanisë muzikore On Record për këtë periudhë.

Urimi dhe Joni janë dy emra të rinj të muzikës, të cilët synojnë fuqishëm tregun muzikor vendor. /Telegrafi/