LAJMI I FUNDIT:

Urdhri për mobilizim të përgjithshëm, i bërë 20 vjet më parë nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së

Urdhri për mobilizim të përgjithshëm, i bërë 20 vjet më parë nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së

Ushtria Çlirimtare e Kosovës, pikërisht më 31 mars 1999, pati vendosur për një mobilizim të përgjithshëm për përballimin e ofensivës serbe dhe çlirimin përfundimtar të Kosovës.

Në urdhrin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kërkohej mobilizimi e përgjithshëm në Kosovë e jashtë saj për të gjithë popullin e Kosovës për kompletimin e radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të fillojë me datën 01.04.1999 dhe të vazhdojë në proces.


Lexojeni të plot urdhrin e SHP të UÇK  për mobilizim:

Për t’iu përgjigjur më mirë zhvillimeve të kohëve të fundit, si rezultat i veprimtarisë ofensive të forcave serbe dhe për mundësinë e kryerjes më intensive të detyrave luftarake për çlirimin e Kosovës, në zbatim të Urdhrit Nr. 151, datë 31.03.1999, “Për mobilizimin e përgjithshëm për përballimin e ofensivës serbe për çlirimin e Kosovës”.

Urdhëroj:

1) Mobilizimi e përgjithshëm në Kosovë e jashtë saj për të gjithë popullin e Kosovës për kompletimin e radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të fillojë me datën 01.04.1999 dhe të vazhdojë në proces.

2) Të detyruar për tu lajmëruar për në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë moshat nga 18-50 vjeç. Lajmërimi për regjistrim prej datës 01.04.1999 deri më 30. 04. 1999.

3) Të gjithë kuadrot ushtarake të lajmërohen për të marrë detyrat në strukturat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që nga data 01. deri më 25 prill 1999. Çdo kuadër i inkuadruar i ri, në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të marrë urdhrin përkatës të emërimit në detyrën funksional nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

4) Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe Komandantët e njësiteve ushtarake, të marrin në dorë evidentimin e të gjithë të detyruarve për tu rreshtuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Të mbahen evidenca të sakta e të plota.

5) Për aftësinë e trupave dhe kuadrove të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të ngrihen edhe qendra të reja stërvitore, ku me programe intensive të bëhet aftësimi i trupave para futjes në front. Stërvitja do të zgjasë nga 10-15 ditë .

6) Për zbatimin e këtij urdhri kur nuk arrihet të gjejë zbatim detyrimi ligjor, Policia Ushtarake të veprojë brenda e jashtë Kosovës, për të detyruar paraqitjen e të gjithë atyre moshave që detyron vendimi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

7) Ngarkohen me zbatimin e këtij urdhëri Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës , Komandantët e zonave të drejtimeve të njësive dhe Policia Ushtarake.

8) Ndjek zbatimin e këtij urdhëri Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori