Gjykata Themelore e Prishtinës ka lëshuar urdhëresë për sekuestrim të përkohshëm të rreth 3 hektarëve tokë në Veternik të Prishtinës, ku pretendohet se përmes dallavereve dhe dokumenteve të falsifikuara kishte kaluar në emër tani të ndjerës Z.H. dhe më pas prona ka kaluar te djali i saj Ylber Hyseni, i cili edhe ka filluar punimet në këtë pronë.
Kjo masë e përkohshme vjen pas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prishtinës, e cila ka arsyetuar se në këtë fazë të procedurës është e nevojshme që të lëshohet urdhër për sekuestrimin, pasi kjo pronë është fituar përmes dokumentit të falsifikuar.
Burime brenda prokurorisë bëjnë të ditur se personat e dyshuar për falsifikim janë arratisur dhe se tanimë gjykata ka lëshuar urdhër arrest për ta.
Në lidhje me këtë vendim të gjykatës kanë folur avokatët e të dëmtuarve Nexhat e Gursel Sadiku, avokatja Saranda Keqekolla- Sadiku dhe avokati Florim Shefqeti, të cilët janë shprehur se kjo masë ndonëse e vonuar është e drejtë dhe se edhe Policia ka dal në vend të ngjarjes.
“Pas daljes në publik përmes emisionit “Betimi për Drejtësi” lidhur me falsifikimin e dokumenteve të kësaj prone, atëherë prokuroria e ka marrë ma seriozisht rastin edhe pas një pune intensive dje është lëshuar urdhëresa për sekuestrim të përkohshëm, ndërsa sipas procedurave policia këtu në vend-punishte, d.m.th., në pronën në fjalë edhe ja ka caktu afatin ligjor sipas urdhrit të gjykatës që nesër deri në ora 1:00 me i largu sendet e lëvizshme, pastaj deri sa të përfundohen procedurat hetimore dhe kjo çështje penale”, ka thënë avokatja Këqekolla-Sadiku, shkruan “Betimi për Drejtësi”.
Ndërsa, avokati Shefqeti është shprehur se ky urdhër ishte i nevojshëm për të parandaluar problemet potenciale.
“Ne e vlerësojmë jashtëzakonisht urdhrin e gjykatës sepse kanë ndaluar problemet potenciale që kanë mundur të shkaktohen, e po ashtu kanë ndaluar dëmet që mund të ju shkaktohen qytetarëve të tjerë”, ka thënë avokati Florim Shefqeti.
“Betimi për Drejtësi”, ka provuar që ta marr një qëndrim rreth kësaj çështje edhe nga kompania ndërtuese në pronën kontestuese, por ata nuk kanë qenë të qasshëm.
Ndryshe, për këtë rast Betimi për Drejtësi ka hulumtuar dhe ka mbajtur një debat në emisionin Tempus. Përmes këtij hulumtimi tregohej se si Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, për të njëjtat parcela kishte zhvilluar disa procedura gjyqësore në të njëjtën kohë dhe për lëndën e Nexhat e Gursel Sadiku kishte vendosur pas 7 vjetësh ndërsa në rastin e Z.H vetëm për 9 muaj, duke e bërë edhe pronare të këtyre parcelave.
Familja Sadiku kishte thënë se kjo pronë është e tyre për gati një shekull dhe se përmes ekspertizave kanë gjetur se dokumentet me të cilat Z.H. i kishte kaluar në emër të saj janë të falsifikuara dhe se përmes vendimeve të kundërligjshme, atyre iu janë marrë rreth 3 hektarë tokë në Veternik, vlera e të cilave kap shifra të mëdha. Sipas tyre, të përfshirë në këto dallavere janë zyrtarë e persona me ndikim, përfshirë gjykatës, prokurorë, policë, avokatë si dhe zyrtarë të tjer
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Rohde: Nevojë urgjente për të punuar në objektivat e deklaratës së BE-së

Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare shprehen skeptikë nëse Kurti do t’i dëgjojë kërkesat e Escobarit e Lajçakut

Deputetja britanike: Beogradi ka orkestruar bojkot të zgjedhjeve, qytetarët në veri po kërcënohen nga grupet kriminale

Kryeministri britanik i vendosur ndaj shqiptarëve, rreth dymijë të kthyer në 6 muaj

BMW 320 e vjedhur në Gjermani, gjendet dhe konfiskohet në veri të Mitrovicës

Hoti, Pecit: Hera e fundit që po polemizoj me një analfabet

TapRrap

KEDS Energy

Fshati Gjelber

TapRrap

Alexander Chapman

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas
Më të lexuarat

Tifozët e Milanit bënë që Ibrahimovic mos t'i ndalë lotët

Kurti përmend sërish shkëmbimin territorial: Ishte për ndarjen e Kosovës, i joshte edhe disa shqiptarë

Pesë yjet që mund të zëvendësojnë Karim Benzeman te Real Madridi

“Të lutem kurseje Serbinë”, Kurti zbulon çka i thanë ndërkombëtarët

Vullnetarët rusë që luftojnë në krah të Ukrainës, kapin rob disa ushtarë të Putinit

Me flamujt e Shqipërisë e të Kosovës dhe këngën e Shkurte Fejzës - hyrje spektakolare e Milot Rashicës në stadium