LAJMI I FUNDIT:

Uragani Michael – “më i keqi në 100 vjet” – zbarkon në Floridë (Video)

Uragani Michael – “më i keqi në 100 vjet” – zbarkon në Floridë (Video)

Uragani Michael – stuhi e kategorisë katër, me erëra deri në 250 kilometra në orë – zbarkoi në rajonin Penhendëll të Floridës, në Shtetet e Bashkuara.

Sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve, stuhia preku tokën pranë Plazhit Meksiko.


Qindra-mijëra njerëz janë urdhëruar të evakuohen, por shumë nuk kanë ikur.

Guvernatori i Floridës, Rick Scott, paralajmëroi për “shkatërrim të paimagjinueshëm”, duke thënë se stuhia do të jetë më e keqja në 100 vjet.

Së paku 13 njerëz kanë vdekur në Amerikën Qendrore gjatë fundjavës, si rezultat i shirave të furishëm dhe përmbytjeve, përcjell rel.

Stuhia pritet të lëvizë shpejt drejt Bregut Lindor të SHBA-së, duke shkaktuar shira në rajone që tashmë janë goditur rëndë nga uragani Florence, muajin e kaluar.