LAJMI I FUNDIT:

Uragani “Harvey” godet Teksasin, mijëra të evakuuar (Video)

Uragani “Harvey” godet Teksasin, mijëra të evakuuar (Video)

Uragani “Harvey” ka goditur Teksasin me gjithë furinë e tij, duke sjellë me vete shira të dendur dhe erëra deri në 215 kilometra në orë.

E shndërruar në një stuhi të kategorisë se katërt, ajo është më e forta që godet token amerikane në 12 vjet. “Harvey” pritet të sjellë një metër shi dhe me t’u përplasur në bregdetin teksan rrëzoi pemët dhe detyroi evakuimin e mijëra banorëve.


Presidenti amerikan Donald Trump shpalli gjendjen e katastrofës, çka mundëson zhbllokimin e ndihmave federale për zonat më të prekura.

Guvernatori teksan Greg Abbott  paralajmëroi për përmbytje rekord në disa rajone. Sipas tij, vendi përballet me një katastrofë madhore dhe më shumë se 1 mijë pjesëtarë të Gardës kombëtare do të ndihmojnë në operacionet e shpëtimit.

“Do të përballemi me përmbytje katastrofike në disa rajone. Siç e dinë, uragani pasi të prekë tokën do të qëndrojë për disa ditë me radhë në shtetin e Teksasit”, tha Greg Abbott, guvernator i Teksasit, transmeton TCH.

Kryebashkiaku i qytetit të afërt Rockport, Patrick Rios, i bëri thirrje banorëve të mbetur të largoheshin menjëherë për t’i shpëtuar zemërimit të uraganit që është i destinuar të shkundë një zonë të mbushur me rafineri e impiante kimike.

Autoritetet thanë se disa njerëz kishin mbetur të bllokuar në një azil për të moshuar, ku çatia e godinës ishte shembur dhe ekipet e shpëtimit po përpiqeshin të hynin atje. Radhë të gjata trafiku u krijuan në disa zona. Qendra Kombëtare e Uraganeve parashikon se gjatë ditëve në vazhdim niveli i detit pritet të rritet me 4 metra, ndërsa zona e Houstonit rrezikohet nga përmbytjet vdekjeprurëse.

Në trend Botë

Më shumë
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Evropa
Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët

Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët "ringjallën" gjyshin e Tutankhamun

Afrika
Votohet qeveria e re kroate - Andrej Plenkoviq për herë të tretë radhazi kryeministër

Votohet qeveria e re kroate - Andrej Plenkoviq për herë të tretë radhazi kryeministër

Kroacia
Kalo në kategori