LAJMI I FUNDIT:

Ura 15 miliardë funtëshe mbi det që do të lidhte Skocinë me Irlandën e Veriut, kryeministri britanik prezanton projektin

Ura 15 miliardë funtëshe mbi det që do të lidhte Skocinë me Irlandën e Veriut, kryeministri britanik prezanton projektin

Kryeministri britanik Boris Johnson që po kritikohet ashpër nga qytetarët britanikë si dhe nga zyrtarët e Bashkimit Evropian, për faktin se po kërkon daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja pa u arritur një marrëveshje, edhe sot ka qenë në qendër të vëmendjes.

Por, kësaj radhe për një “projekt” të prezantuar që kap vlerën e 15 miliardë funteve. Bëhet fjalë për një urë që lidh Irlandën e Veriut me Skocinë, transmeton Telegrafi.


Kryeministri britanik se projekti post-Brexit do të ishte “shumë i mirë”, përkundër faktit se një punë inxhinierike do të kërkonte të realizohej diçka pothuajse e pamundur.

Qysh në fillim janë identifikuar sfidat e para siç është thellësia e ujit, moti dhe gjatësia e saj. Megjithatë Johnson e ka prezantuar vizionin e tij para mediave, derisa po luante me disa fëmijë me një anije lodër pranë lumit Thames.

“Po flas për ndërtimin e urës nga Stranraer në Skoci deri në Larnë të Irlandës së Veriut – që do të ishte shumë i mirë. Do të kushtonte vetëm 15 miliardë funte”, ka deklaruar Johnson.

Madje ai duket shumë i sigurtë se një gjë e tillë mund të arrihet, pasi ka kërkuar nga zyrtarët shtetëror këshilla lidhur me koston dhe rreziqet për ndërtimin e kësaj ure të shumëpërfolur.

DUP mbështet propozimet për një urë për të cilën ata shpresojnë se mund të sjellë përfitime ekonomike për Irlandën Veriore dhe Skocinë, por gjithashtu është parashikuar si një zgjidhje e mundshme për prapaskenën e diskutueshme.

Kjo nuk është hera e parë që Johnson propozon projekte “futuristike”. Gjatë vitit të kaluar ai kishte sugjeruar ndërtimin e një ure tjetër që do ta lidhte Britaninë me Francën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
E thotë kryeministri britanik: Nëse mposht Ukrainën, Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë

E thotë kryeministri britanik: Nëse mposht Ukrainën, Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë

Botë
Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Bosnja
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Botë
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Botë
Kalo në kategori