LAJMI I FUNDIT:

Universiteti i Oxfordit pranon 150 milionë funte donacion

Universiteti i Oxfordit pranon 150 milionë funte donacion

Universiteti Oxford në Britani, ka pranuar donacionin më të madh ndonjëherë nga vetëm një person, për të themeluar një institut që do të studiojë etikën dhe inteligjencën artificiale.

Miliarderi amerikan, Stephen Schwarzman, që ka këshilluar disa presidentë amerikanë, përfshirë atë aktual, Donald Trump, i ka dhënë universitetit 150 milionë funte.

Ai ka thënë për BBC-në, se është duke dhënë këto të holla, për shkak se beson që inteligjenca artificiale është çështje shumë e rëndësishme për këtë periudhë.


“Në këtë moment, shumica e qeverive duket se janë të papërgatitura që të përballen me këtë çështje, mirëpo edhe nëse disa janë, atëherë ajo do të ishte një tjetër lloj teknologjie”, ka deklaruar Schwarzman.

Qeveria britanike ka thënë se ky është një investim “shumë i rëndësishëm për gjithë botën”, përcjell rel.

Ky është një nga donacionet më të mëdha që i janë ofruar këtij universiteti, në kohën kur Britania po përballet me paqartësi, për shkak të procesit të largimit nga Bashkimi Evropian.

Kjo dhuratë për Oxfordin vjen vetëm disa muaj pasi miliarderi tjetër, David Harding ka dhënë donacion prej 100 milionë dollarëve për Univeristetin Cambridge.

Në trend Botë

Më shumë
Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Evropa
'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Botë
Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Bosnja
Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Evropa
Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Amerika
Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Amerika
Kalo në kategori