LAJMI I FUNDIT:

Universiteti “Kadri Zeka” mbyll konkursin plotësues për pranimin e studentëve të rinj

Universiteti “Kadri Zeka” mbyll konkursin plotësues për pranimin e studentëve të rinj

Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, ka mbyllur sot konkursin plotësues të studimeve baçelor për pranimin e studentëve të rinj  për vitin akademik 2018-2019.

Universiteti “Kadri Zeka”, në afatin plotësues të studimeve baçelor,  për vitin akademik 2018-2019 do të regjistrojë 666 studentë të rregullt, ku përfshihen edhe studentë nga  Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si dhe nga komunitetet jo-shumicë.


“Vaxhid Sadriu , Sekretar i Përgjithshëm në Universitetin ”Kadri Zeka” në Gjilan tha se  procesi i aplikimit dhe pranimit të dokumenteve ka shkuar mirë ashtu siç është paraparë me planin dinamik.  “Procesi ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme, është administruar në mënyrë efikase, dhe nuk kemi pasur ndonjë problem ose parregullsie në procesin e pranimit të aplikimeve të regjistrimit të të dhënave në sistemin elektronik – online”, tha Sekratari  Sadriu.

Provimi pranues do të mbahet më  21.09.2018, ora e mbajtjes së provimit pranues dhe salla do të shpallet në ueb faqen e universitetit  www.uni-gjilan.net më datë 20.09.2018, kurse shpallja e rezultateve preliminares do të bëhet,  deri më 24.09.2018 ndërsa rezultatet  përfundimtare do të bëhen, më së voni, deri më 28.09.2018”, thuhet në njoftimin për media.

Gjithashtu, është paraparë edhe periudha e ankimit, kandidatët që refuzohen mund t’i paraqesin ankesë Komisionit për ankesa, brenda 48 orëve pas shpalljes së rezultateve. Pas këtij afati, ankesat nuk do të pranohen. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori