Universiteti ‘Haxhi Zeka’ në Pejë ka bërë të ditur se është aprovuar propozimi i Senatit për themelimin e Fakultetit të Shkencave dhe Teknologjive bashkëkohore.
Sipas një njoftimi të UHZ-së bëhet e ditur se themelimi i këtij fakulteti është një hap i rëndësishëm në përmbushjen e objektivave të këtij universiteti që udhëheq me inovacion dhe përgatit gjenerata të ardhshme të suksesshme dhe të nevojshme për tregun e punës.
“Në një kohë kur bota po ecën me hapa të shpejtë drejt inovacionit dhe zhvillimit teknologjik, ne kemi bërë një hap të madh përpara për të siguruar që studentët tanë të jenë të përgatitur për sfidat dhe mundësitë që sjell e ardhmja. Ky fakultet i ri do të ofrojë programe studimi të avancuara dhe të ndërthurura me industrinë dhe kërkimet shkencore, duke krijuar një mjedis ku idetë e reja dhe projektet inovative të lulëzojnë”, thuhet në njoftim.
Më poshtë lexoni njoftimin e plotë të Universitetit “Haxhi Zeka”:
Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të universitetit “Haxhi Zeka” të mbajtur në datë 16.05.2024 u aprovua propozimi i Senatit të UHZ-së për themelimin e Fakultetit të Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore, i cili e çon gjashtë numrin e fakulteteve në këtë institucion. Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore hap një kapitull të ri të ekselencës akademike, inovacionit dhe është një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj nevojave në rritje për njohuri dhe aftësi të avancuara në fushat teknologjike dhe shkencore, të cilat janë jetike për zhvillimin e qëndrueshëm dhe konkurrueshmërinë jo vetëm vendore por edhe atë globale.
Në përpjekje për të përmbushur misionin e universitetit në promovimin e arsimit cilësor dhe përgatitjen e studentëve për tregun global të punës, Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore do të bashkëpunojë ngushtë me industrinë, sektorin publik dhe komunitetin akademik. Kjo do të sigurojë që studentët tanë të jenë të përgatitur për sfidat dhe mundësitë e shekullit të 21-të, duke kontribuar në mënyrë të rëndësishme në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit.
Rektori i Universitetit Haxhi Zeka, Prof. Dr. Armand Krasniqi, shpreh entuziazmin e tij për këtë arritje të madhe: “Është një nder dhe kënaqësi e veçantë për mua që sot të njoftoj themelimin e Fakultetit të Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore, një moment historik për UHZ-në dhe për të gjithë ata që kanë besuar në vizionin dhe misionin tonë.
Themelimi i Fakultetit të Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore është një hap i rëndësishëm në përmbushjen e objektivave tonë për një universitet që udhëheq me inovacion dhe përgatit gjenerata të ardhshme të suksesshme dhe të nevojshme për tregun e punës. Ne jemi të përkushtuar të ofrojmë arsim cilësor dhe të krijojmë një mjedis që inkurajon kreativitetin.
Në një kohë kur bota po ecën me hapa të shpejtë drejt inovacionit dhe zhvillimit teknologjik, ne kemi bërë një hap të madh përpara për të siguruar që studentët tanë të jenë të përgatitur për sfidat dhe mundësitë që sjell e ardhmja. Ky fakultet i ri do të ofrojë programe studimi të avancuara dhe të ndërthurura me industrinw dhe kërkimet shkencore, duke krijuar një mjedis ku idetë e reja dhe projektet inovative të lulëzojnë.”
Me këtë iniciativë të re, Universiteti “Haxhi Zeka” vazhdon të përforcojë rolin e tij si një institucion cilësor në arsim dhe inovacion, duke ofruar mundësi të reja për studentët dhe komunitetin e gjerë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rrobaqepësja Cukaj e cila i punon që 35 vjet veshjet tradicionale rugovase: Po kërkohen në të gjithë vendin, kanë rreth 110 pjesë
Komuna e Pejës së bashku me shoqatën turke “Gerçek”, hapin panairin artizanal
Komuna e Klinës së bashku me KRM “Ambienti”, pastrojnë hapësirat publike të këtij qyteti
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës
Putin premton paqe me Ukrainën, por Kievi duhet të plotësojë dy kushte
Njerëzit u shokuan kur e kuptuan se për çfarë përdoret tapa në shishen e vajit
Konfirmohet numri i mercenarëve të vrarë të Wagnerit në Ukrainë
Sekretari amerikan i mbrojtjes "i sfidon" propozimet e paqes të Putinit
Presidenti Biden zgjat "emergjencën" për Ballkanin Perëndimor
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Të shtëna me armë në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, policia jep detaje
“Hapni kufirin ose u themi shqiptarëve të ngrihen”, Majko: Si e kërcënuam Maqedoninë gjatë luftës së Kosovës
Gjithçka që duhet të dini për EURO 2024
Rusia pësoi humbje 'astronomike' gjatë ofensivës së Kharkiv - ka thënë një zyrtar i NATO-s
Janë 82 lojtarë që do të jenë në Euro 2024, por nuk kanë lindur në vendin ku luajnë - kuqezinjtë në vendin e parë
Panik në Rusi pas sanksioneve të reja amerikane - rusët krijojnë radhë të gjata para bankave