LAJMI I FUNDIT:

UNIQA Maqedoni mbështeti eventin Top 100 të OEMVP-së

UNIQA Maqedoni mbështeti eventin Top 100 të OEMVP-së

Për të njëmbëdhjetën herë me radhë u realizua ngjarja “TOP 100™,” e organizuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, në të cilën u ndanë çmime për TOP 5 kompani nga sektorë të ndryshëm, të cilat shënojnë arritje dhe suksese të shumta gjatë vitit paraprak, të filtruar sipas pesë kriterëve të cilat janë tregues të suksesit. U ndanë edhe 4 çmime tjera për kompani tjera të cilat kanë ndikuar në përmirësimin e ekonomisë në vend, duke përdorur metodologji të shumta.

Sponsor general i ngjarjes “TOP 100™,” vazhdon të qëndrojë kompania e sigurimeve UNIQA Maqedoni.


Në periudhën kur tregu vendor i sigurimeve shënoi rënie të vazhdueshme prej 5,5 miliardë denarë në vitin 1999 në 4,28 miliardë denarë në vitin 2003, shumë e shikonin me frikë mendimin të jenë pjesë e tij. Por jo për drejtuesit e “SIGAL”-it, të cilët në tetor të vitit 2004, duke hapur dyert e 14 filialeve, filluan historinë e suksesit të “UNIQA AD” në Maqedoni. Të përballur me sfidën jo vetëm për të fituar besimin e qytetarëve, por edhe për të rikthyer besimin tek njerëzit për sigurimet, ata nisin me një punë të përkushtuar të motivuar nga një synim: të kenë sa më shumë klientë të kënaqur.

Rritja e vrullshme e primit në vitet në vijim ishte një konfirmim se suksesi që ka “SIGAL” në tregun vendas, shqiptar, të sigurimeve, mund të bartet edhe në Maqedoni. Pikërisht një partner i tillë i nevojitej “UNIQA” për realizimin e qëllimeve të saja strategjike në zgjerimin e biznesit në vendet e Europës Jugore dhe nga viti 2007 “UNIQA AD” bëhet pasardhëse juridike dhe afariste e ” SIGAL AD” Shkup. Sot “UNIQA AD” është në dispozicion përmes 47 pikave të shitjes në mbarë Maqedoninë, ku të siguruarit mund të lidhin policë ose të raportojnë dëm. Kujdesi ndaj klientit nëpërmjet trajtimit të drejtë në vlerësimin e dëmeve dhe servisimi i tyre në kohë ishin shtysa për rritjen e besimit dhe nxitës i rritjes së primit të shkruar bruto ndër vite, gjë që e vendosi “UNIQA AD” në një pozicion lider në segmentin e autopërgjegjësisë , klasa më produktive e sigurimeve në Maqedoni.

Driton Azizi, CEO i UNIQA Macedonia në eventin Top100 të OEMVP-së.

OEMVP-ja e falënderon UNIQA Maqedoni për bashkëpunimin e vendosur si dhe pëkrahjen e parezervë në çdo rrugëtim tonin!

Artikull i sponzorizuar

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori