LAJMI I FUNDIT:

Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane: Të bindur në pafajësinë e të akuzuarve nga Specialja

Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane: Të bindur në pafajësinë e të akuzuarve nga Specialja

Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane (UBSHGJ) është i bindur në luftën e pastër çlirimtare të UÇK dhe drejtuesve të saj, andaj me shqetësim të madh po përcjellë ngjarjet pas ngritjes së aktakuzave dhe burgosjes së Presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Jakup Krasniqi e Kadri Veseli si dhe kryetarit të grupit parlamentar të LVV, Rexhep Selimi.

Në një komunikatën e lëshuar nga UBSHGJ, thuhet se drejtuesit e UÇK të rreshtuar krah shteteve demokratike evropiane, SHBA dhe NATO, u vunë në shërbim të  popullit shqiptar të vuajtur e të persekutuar, të vrarë e të dhunuar, të përndjekur e të dëbuar, u vunë në shërbim të arritjes së vlerës më sublime të një populli, të arritjes së lirisë dhe krijimit të Republikës së Kosovës”.

“Çmimin e lirisë populli shqiptar i Kosovës e pagoi me më se 13,000 të vrarë prej të cilëve 1,372 ishin fëmijë, me më se 20,000 gra e vajza të dhunuara, me shumë vuajtje psikologjike  e fizike e deri me dëbim të afër 1 milion qytetarêve shqiptarë nga trevat e tyre shekullore”, thuhet në komunikatë, transmeton Telegrafi.


“Liria ka çmim, por liria ka edhe emër, e ai emër është UÇK dhe aleatët e saj”.

“Andaj të bindur në pafajësinë e të gjithë të akuzuarve, presim lirimin e tyre sa më të shpejtë dhe kthimin pranë familjeve dhe vendit të tyre”, përfundon komunikata. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas ngritjes së aktakuzës së re ndaj Thaçit nga Specialja, reagon Krasniqi

Pas ngritjes së aktakuzës së re ndaj Thaçit nga Specialja, reagon Krasniqi

Lajme
Shpërthimi i fundit në veri të Kosovës, Bislimi: Kemi dëshmi për komunikimet përpara dhe ndoshta pas sulmit

Shpërthimi i fundit në veri të Kosovës, Bislimi: Kemi dëshmi për komunikimet përpara dhe ndoshta pas sulmit

Lajme
Kontrolli në banesën e Veliajt, SPAK del me reagim zyrtar

Kontrolli në banesën e Veliajt, SPAK del me reagim zyrtar

Lajme
“Burgosja e Demaçit e tri vrasje”, Shatri tregon për takimin e shumëpërfolur me Mehmet Locin

“Burgosja e Demaçit e tri vrasje”, Shatri tregon për takimin e shumëpërfolur me Mehmet Locin

Lajme
A po e monitoron FSK-ja infrastrukturën kritike me dronët “Bayraktar”, flet ministri Maqedonci

A po e monitoron FSK-ja infrastrukturën kritike me dronët “Bayraktar”, flet ministri Maqedonci

Lajme
Koci: Ka një terr informativ për atë që po ndodh në Gjykatën Speciale

Koci: Ka një terr informativ për atë që po ndodh në Gjykatën Speciale

Drejtësi
Kalo në kategori