LAJMI I FUNDIT:

UNICEF dhe USAID lancojnë kampanjë informuese, bëjnë thirrje për respektim të masave mbrojtëse

UNICEF dhe USAID lancojnë kampanjë informuese, bëjnë thirrje për respektim të masave mbrojtëse

Zyra e UNICEF në Kosovë, në bashkëpunim me Agjencinë Ndërkombëtare për Zhvillim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë – USAID, që nga shpallja e pandemisë së shkaktuar nga COVID – 19, e deri më tani, ka bërë një seri përpjekjesh për të mbështetur institucionet publike në luftimin e virusit dhe paranalimin e përhapjes së tij.

UNICEF-i dhe USAID bëjnë thirrje që mbajtja e maskës, distancës sociale prej 1.5 metra, dhe higjienës personale janë masat më efektive për mbrojtjen nga virusi COVID – 19.


Duke mbrojtur vetën, mbroni edhe më të dashurit tuaj. Andaj bëjmë thirrje tek të gjithë qytetarët pa dallim, që t’i përmbahen këtyre rregullave për të mirën individuale dhe të përgjithshme.

Nga sot, UNICEF në partneritet me USAID do të lansojë disa video mesazhe informuese për mënyrën më të mirë të mbrojtjes nga virusi dhe arsyet se pse duhet që të gjithë t’i përmbahemi rregullave të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Institutit për Shëndetin Publik.

Me qëllim të informimit të saktë, ftojmë të gjithë qytetarët që të përcjellin mesazhet informuese në kanalet e informimit, ne televizione , si dhe në të gjitha portalet online dhe platformat e mediave sociale të zyrës së UNICEF në Kosovë, duke kërkuar:

Në Facebook: UNICEF Kosovo Programme

Në Twitter: UNICEFKosovo

UNICEF në bashkëpunim me USAID deri më tani ka shpërndarë pako higjienike për 7,750 famiilje në nevojë dhe 2,400 pako higjienike për foshnje, 660 shkolla fillore, dhe në të gjitha Qendrat e Mjekësisë Familjare me qëllim të mbështetjës së institucioneve arsimore në parandalimin e përhapjës së virusit COVID – 19.

Përpjekjet e përbashkëta e bëjnë më të lehtë rrugëtimin për mbrojtjen nga kjo pandemi.

Së bashku ia dalim!

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori