Zyra e Komesariatit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) në Kosovë shpall qëllimin e saj për shitjen nëpërmjet ankandit publik të veturave të përdorura Toyota (Auris, Prado, Land Cruiser, RAV4), Mitsubishi Outlander, Dacia Duster, Peugeot (308, 508), Skoda Superb dhe Renault Fluence.
– Shitja e veturave të cekura më lartë është subjekt i Kushteve për pjesëmarrje të cilat mund të mirren në lokacionin e cekur më poshtë.
– Secila veturë do t’i shitet ofertuesit më të lartë sipas parimit “ashtu si është – aty ku është“.
– Pjesëmarrja në ankandin publik është subjekt i pagesës së Tarifës/Depozitit për Regjistrim në vlerë prej 2,000 euro/veturë. Kjo tarifë është e kthyeshme për pjesëmarrësit të cilët nuk shpallen fitues.
– Ofertuesit të cilët shpallen fitues duhet të kryejnë pagesën totale në afat prej tri [3] ditësh pune nga data e ankandit publik e cekur më poshtë.
– Shitja e veturave është subjekt i “Çmimit Rezervë”. UNHCR rezervon të drejtën të mos shpallë shitjen e veturës në rast se nuk arrihet ky Çmim Rezervë gjatë ofertimit.
Ankandi publik do të mbahet të shtunën, 09 janar 2021 duke filluar nga ora 11:00 në këtë adresë: Shtëpia e Ankandeve Kosova, Ndërtesa Iliria, Prishtinë-Graçanicë, Veternik, Prishtinë, 10060, Kosovë.
Shikimi i veturave si dhe regjistrimi i pjesëmarrësve në ankand publik do të bëhet në lokacionin e lartpërmendur duke filluar nga 28 dhjetor 2020 nga ora 10:00 deri në 15:00 deri në ditën e ankandit publik.
Kontakti: Shtëpia e Ankandeve Kosova, + 383 45 600 050.
Për shkak të rregulloreve në fuqi lidhur me situatën pandemike, në ankand publik mund të marrin pjesë fizikisht më së shumti 110 persona. Pranimi do të bëhet sipas renditjes së pranimit të depozitit në llogarinë bankare të Shtëpisë së Ankandeve Kosova.
Më tepër informata, përfshirë këtu edhe detajet e llogarisë bankare për pagesën e depozitave mund të merren në numrin e mësipërm apo edhe duke vizituar Shtëpinë e Ankandeve Kosova në adresën e cekur më lartë.
Pjesëmarrja në ankandin publik iu lejohet të gjithë pjesëmarrësve të regjistruar të cilët e paguajnë Tarifën/Depozitin e Regjistrimit, përpos stafit të UNHCR-së të cilët nuk lejohen që të marrin pjesë në këtë ankand në cilësinë e ofertuesve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak