LAJMI I FUNDIT:

UNHCR me 19 dhjetor bën shitjen e veturave të veta përmes ankandit publik

UNHCR me 19 dhjetor bën shitjen e veturave të veta përmes ankandit publik

Zyra e Komisariatit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) në Kosovë shpall qëllimin e saj për shitjen nëpërmjet ankandit publik të veturave të përdorura Toyota (Auris, Prado, Land Cruiser, RAV4), Mitsubishi Outlander, Dacia Duster, Peugeot (308, 508), Skoda Superb dhe Renault Fluence:

– Shitja e veturave të cekura më lartë është subjekt i kushteve për pjesëmarrje të cilat mund të mirren në lokacionin e cekur më poshtë.

– Secila veturë do t’i shitet ofertuesit më të lartë sipas parimit “ashtu si është – aty ku është“.

– Pjesëmarrja në ankandin publik është subjekt i pagesës së Tarifës/Depozitit për Regjistrim në vlerë prej 500 euro. Kjo tarifë është e kthyeshme për pjesëmarrësit të cilët nuk shpallen fitues.

– Ofertuesit të cilët shpallen fitues duhet të kryejnë pagesën totale në afat prej tri [3] ditësh pune nga data e ankandit publik e cekur më poshtë.

– Shitja e veturave është subjekt i “Çmimit Rezervë”. UNHCR rezervon të drejtën të mos shpallë shitjen e veturës në rast se nuk arrihet ky Çmim Rezervë gjatë ofertimit.


Ankandi publik do të mbahet të shtunën, 19 dhjetor 2020 duke filluar nga ora 11:00 në këtë adresë: Shtëpia e Ankandeve Kosova, Ndërtesa Iliria, Prishtinë-Graçanicë, Veternik, Prishtinë, 10060, Kosovë.

Shikimi i veturave si dhe regjistrimi i pjesëmarrësve në ankand publik do të bëhet në lokacionin e lartpërmendur duke filluar nga 09 dhjetor 2020 nga ora 10:00 deri në 15:00 deri në ditën e ankandit publik.

Kontakti: Shtëpia e Ankandeve Kosova, + 383 45 600 050.

Për shkak të rregulloreve në fuqi lidhur me situatën pandemike, në ankand publik mund të marrin pjesë fizikisht më së shumti 50 persona. Pranimi do të bëhet sipas renditjes së regjistrimit. Të tjerët mund të marrin pjesë në ankand duke u regjistruar dhe më pas duke i dorëzuar ofertat e tyre në zarf të mbyllur ku këto oferta do të hapen publikisht gjatë ankandit publik.

Më tepër informata mund të merren në numrin e mësipërm.

Pjesëmarrja në ankandin publik iu lejohet të gjithë pjesëmarrësve të regjistruar të cilët e paguajnë Tarifën/Depozitin e Regjistrimit, përpos stafit të UNHCR-së të cilët nuk lejohen që të marrin pjesë në këtë ankand në cilësinë e ofertuesve.

Artikull i sponzorizuar