LAJMI I FUNDIT:

UNË JAM ASKUSHI! KUSH JE TI?

UNË JAM ASKUSHI! KUSH JE TI?

Poezi nga: Emily Dickinson
Përktheu: Elona Caslli

Unë jam askushi! Kush je ti?
Je edhe ti askushi?
Atëherë jemi dy. Mos i trego njeriu!
Ata do ta kuptonin menjëherë.


Sa e frikshme të jesh Dikushi!
Të të njohin, siç njohin një bretkosë.
T’ia thuash emrin tënd gjithë ditën e ditës
një moçali admirues.