Gruaja e një ish-astronauti të Apollo ka zbuluar disa nga sekretet që i shoqi ndau para se të vdiste.
Anita Mitchell, gruaja e pilotit të ndjerë të NASA-s Edgar Mitchell, i cili u bë njeriu i gjashtë që eci në Hënë në vitin 1971, zbuloi se burri i saj gjithmonë besonte në ekzistencën e UFO-ve.
Sipas saj, shumë astronautë dhe pilotë kishin qenë dëshmitarë të fenomeneve të pashpjegueshme gjatë misioneve të tyre.
Ajo tha se disa nga kolegët astronautë të Edgar, duke përfshirë shokun e ekuipazhit të Apollo, James McDivitt, gjithashtu raportuan se kishin parë objekte të çuditshme ndërsa ishin në hapësirë.
Disa madje u ndeshën me mjete të pazakonta gjatë fluturimit të aeroplanëve konvencionalë mbi Tokë, përcjell Telegrafi.
“Më kujtohet Gordy, astronauti Gordon Cooper Jr. duke na thënë në një darkë në shtëpinë tonë se kishte parë diçka”, tha Mitchell.
“Ai tha, dëgjo, ne nuk kemi asgjë që ecë kaq shpejt dhe shkon kaq lart”, kujton ajo.
Edgar Mitchell, një ish-kapiten i marinës amerikane, ishte pjesë e ekuipazhit të Apollo 14 dhe u bë një nga 12 astronautët që eci në Hënë në 1971.
Anita, ka ndarë përvojat e saj personale dhe historitë që mësoi nga astronautët e tjerë të hershëm të NASA-s në librin e saj të ri, You Don’t Look Like An Astronaut’s Wife.
Edgar ndërroi jetë në vitin 2016, pak para 45 vjetorit të uljes së tij historike në Hënë.
Para vdekjes së tij, Mitchell ishte i zëshëm në lidhje me besimin e tij se qeveria amerikane po fshihte informacionin në lidhje me UFO-t.
Në vitin 2009, ai bëri thirrje publikisht për publikimin e informacionit të klasifikuar, duke shprehur besimin e tij në realitetin e jetës aliene.
Sipas gruas së tij, shumë nga astronautët që ajo takoi gjatë kohës së burrit të saj në NASA ndanë mendimin se kishte “diçka” përtej të kuptuarit njerëzor për sa i përket teknologjisë.
Ajo tani ndan besimin e burrit të saj, duke shtuar: “A mendoni vërtet se ne jemi inteligjenca e vetme në univers? Sepse nëse jemi ne, universi është në telashe.” /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Influencuesi gjerman dhuron atletet në Kryqin e Kuq, përfundojnë në një dyqan të “second hand” në Bosnje e Hercegovinë

Parashikimi i frikshëm i Baba Vangës për Luftën e Tretë Botërore

Kurti i quan "deputetë nomadë" – Nomadët i përgjigjen: Ne e kemi edhe Kuvendin, kryetarin e shtëpinë

'Truk i zgjuar' nga plazhi - përdorimi i një çarçafi në vend të peshqirëve dhe shezlonëve

Detyra që ka "ndezur rrjetet sociale" - a mund ta zgjidhësh ti?

Burrat luajnë me letra në mes të fluturimit, shpërthejnë reagimet në internet

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Top 11 transferime që pritet të realizohen këtë verë - Isak, Sesko, Gyokeres dhe disa top yje të tjerë

Trump deklaron sërish: Meritoja çmimin Nobel për zgjidhjen e problemit Kosovë – Serbi

Përfshihen nga flakët disa vetura në Breg të Diellit në Prishtinë

Man City po mendon projektin e ri pa Guardiolan - ka gjetur zëvendësuesin 'perfekt' të spanjollit

Zbulime me rëndësi historike në Istog, Instituti Arkeologjik dhe Universiteti i Miçiganit ndriçojnë historinë e hershme të Kosovës

Me kalimin te Liverpooli – Wirtz pritet të thyejë “rregullin e artë” të Kloppit që e kishte vendosur në Anfield