LAJMI I FUNDIT:

UNDP: Papunësia, korrupsioni dhe varfëria janë çështjet më të mëdha që preokupojnë kosovarët

UNDP: Papunësia, korrupsioni dhe varfëria janë çështjet më të mëdha që preokupojnë kosovarët

Papunësia, korrupsioni dhe varfëria janë çështjet më të mëdha që po ndikojnë në mirëqenien sociale në Kosovë, kështu thuhet në raportin “Pulsi Publik XIV”, prezantuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), financuar nga USAID.

Sipas raportit, i cili paraqet të dhëna për nivelin e kënaqshmërisë së qytetarëve me punën e shumicës së institucioneve kryesore ekzekutive, legjislative dhe gjyqësore në Kosovë, thuhet se papunësia prin me 29 për qind, pasuar nga korrupsioni me 14 për qind dhe varfëria me 8 për qind janë tri çështjet themelore që ndikojnë në mirëqenien e tyre sociale.


“Të anketuarit thanë se papunësia me 29 për qind, korrupsioni me 14 për qind dhe varfëria me 8 për qind janë tri çështjet më të mëdha të cilat ndikojnë në mirëqenien e tyre sociale. Në krahasim me anketën e mëparshme, është shënuar një rënie prej 11 për qind e pikëve në numrin e të anketuarve të cilët perceptojnë papunësinë si një ndër problemet më të mëdha”, thuhet në raport, përcjell Telegrafi.

Ky raport mbulon periudhën mes tetorit 2017 dhe prillit 2018 dhe përveç treguesve të zakonshëm kyç përmbanë edhe informata mbi qëndrimet rreth votimit tek kosovarët. /Telegrafi/