Samuel Umtiti do të ishte i lumtur nëse bashkëlojtari i tij te Franca, Antoine Griezmann do t'i bashkohej te Barcelona.

Sulmuesi i Atletico Madridi është duke u lidhur me një transferim prej 120 milionë eurosh në Barça.


Megjithatë, sipas francezit Umtiti, Barcelona do ta ketë të vështirë ta tundojë Griezmannin, pasi është i lumtur te Atletico.

"A do të isha i lumtur nëse do të më thoshte Griezmann se po vinte në Barcelonë? Po, sigurisht se ai ka vend këtu", ka thënë fillimisht Umtiti.

umtiti griezmann

"Por, e di se ai është shumë i lumtur në Madrid, ai kalon mirë atje, është një ekip që luan për të, në një karrierë ka zgjedhje që duhet të bëjmë dhe më vjen keq për këtë".

"Nuk e di nëse Barcelona mund ta tundojë pasi ai ndihet mirë atje, mund të luajë në çdo klub në botë. Gjëja më e rëndësishme është se ai është i lumtur", përfundoi francezi. /Telegrafi/

telegrafi sport app