LAJMI I FUNDIT:

Ulqini po bëhet gati për sezonin turistik (Video)

Ulqini po bëhet gati për sezonin turistik (Video)

Komuna bregdetare e Ulqinit po bën përgatitjet për mbarëvajtjen e sezonit turistik, duke përmirësuar infrastrukturën, si dhe me projekte për pastërtinë e ambientit dhe akomodimin e turistëve.

Manifestimi tradicional “Të gjithë për turizmin”, i cili u mbajt në fillim të këtij muaji, mblodhi me mijëra mysafirë nga rajoni e posaçërisht nga Kosova, të cilët hapen sezonin turistik dhe bënë promovimin e tij.


Për më shumë, shikojeni storjen e përgatitur nga Zëri i Amerikës.