LAJMI I FUNDIT:

Ulja në mënyrë të gabuar gjatë kryerjes së nevojës mund të shtojë rrezikun për kancer, paralajmëron ekspertja

Ulja në mënyrë të gabuar gjatë kryerjes së nevojës mund të shtojë rrezikun për kancer, paralajmëron ekspertja

Kanceri i zorrëve – një formë e zakonshme e kancerit kolorektal – po bëhet gjithnjë e më e zakonshme në vendet perëndimore

Faktorët e rrezikut janë të shumanshëm, por pasiviteti fizik dhe pesha e tepërt besohet se janë dy shtytësit kryesorë të sëmundjes. Sipas ekspertëve, qëndrimi në mënyrë të gabuar gjatë kryerjes së nevojave mund të mbartë gjithashtu një rrezik të kancerit të zorrëve.


Doktoresha Deborah Lee vëren se një numër i madh studimesh epidemiologjike tregojnë për kapsllëkun kronik si një faktor rreziku kryesor për kancerin e zorrëve.

Për më tepër, 63 për qind e rasteve të kancerit të zorrëve janë të përqendruara në vendet perëndimore, transmeton Telegrafi.

“Një teori mund të jetë se perëndimorët ulen në tualet për të zbrazur zorrët e tyre, ndërsa në vendet në zhvillim, është shumë më e zakonshme të rrish pa u ulur tamam, në formë ‘squats’”, ​​shpjegoi doktoresha Lee.

Simptomat e kancerit të zorrëve: Gjashtë shenjat e hershme - dhe kur duhet të shkoni te mjeku
Lexo po ashtu Simptomat e kancerit të zorrëve: Gjashtë shenjat e hershme - dhe kur duhet të shkoni te mjeku

Ajo vazhdoi: “Të ulesh ka më shumë gjasa të shkaktojë kapsllëk sesa të rrish në formë të ‘squat’. ‘Squat’ është një pozicion i natyrshëm për kryerjen e nevojave, është i përshtatshëm për qëllimin në shumë mënyra”.

“Së pari, ajo lejon gravitetin të bëjë pjesën më të madhe të punës. Kur uleni, pesha natyrale e bustit shtrydhet mbi tas, që do të thotë se ka më pak nevojë për tendosje”.

Simptomat e kancerit të zorrëve: Ngjyra në letër higjienike pas fshirjes mund të jetë shenjë paralajmëruese
Lexo po ashtu Simptomat e kancerit të zorrëve: Ngjyra në letër higjienike pas fshirjes mund të jetë shenjë paralajmëruese

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori