LAJMI I FUNDIT:

Ulqini i kthehet shqiptarëve: UDSH-LDMZ ruajtën mandatet – Zenka ndez Ulqinin me flamuj kombëtarë

Ulqini i kthehet shqiptarëve: UDSH-LDMZ ruajtën mandatet – Zenka ndez Ulqinin me flamuj kombëtarë

Komuna e Ulqinit do të drejtohet nga partitë shqiptare Unioni Demokratik Shqiptar dhe Lidhja Demokratike e Malit të Zi.

Konfirmimi vjen pas përsëritjes së zgjedhjeve në vendvotimin nr.5 të Komunës së Ulqinit, i cili nuk solli ndryshim të rezultatit.


Në zgjedhjet pjesërishme të përsëritura të mërkurën në Ulqin votuan 501 votues.

Koalicioni UDSH-LDMZ  mori më së shumti vota 207, nga 146 që kishte në zgjedhjet e 27 marsit, pason Koalicioni  “Fillim i ri” me 204 vota, të cilët në zgjedhjet e 27 marsit kishin 142, Forca 76 vota me një rritje prej 10 votash dhe koalicioni PDS-PB 2,65 vota më pak se në raundin e parë të zgjedhjeve, ndërsa Demokratët morën 6 vota, nga 16 që kishin në votimet e 27 marsit.

Ka reaguar në orët e mbrëmjes edhe Mehmet Zenka, pretendent për kryetar të Ulqinit në 4 vitet e ardhshme.

“Presioni dhe forca dështuan. Ulqini tregoi dhe dëshmoi se çfarë ndryshimesh dëshiron. Përkrah situatave të pakëndshme që kurrsesi nuk i kanë hije Ulqinit tonë, arritëm që fitoren tonë ta mbrojmë për së dyti herë po me të njëjtin dinjitet dhe pastërti. Zoti i ruajtë shqiptarët dhe kombin shqiptar”, tha Zenka për ‘RADIO 1’.

Ndryshe Mehmet Zenka me 6 mandatet e koalicionit shqiptar për Ulqinin pritet të merr drejtimin e kaj komune përballë 14 mandateve të koalicionit ‘URA’, të cilat do të ndahen nga 6 subjekte që përbëjnë këtë koalicion të emëruar “Fillimi i Ri”, i ndërtuar edhe me partitë, që kampi shqiptar i Zenkës i quan parti pro-serbe, pro-ruse dhe anti-europiane./RADIO 1/

Në trend Botë

Më shumë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kalo në kategori