LAJMI I FUNDIT:

I ulet paga gjyqtarit që ka dal në drekë me një prokuror dhe një të akuzuar

I ulet paga gjyqtarit që ka dal në drekë me një prokuror dhe një të akuzuar

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka refuzuar ankesën e gjyqtarit të Gjykatës Themelore në Ferizaj – Dega në Shtërpcë, Adem Shabani, të ushtruar ndaj vendimit të Komisionit Disiplinor të KGjK-së që kishte gjetur se ky gjyqtar ishte përgjegjës për sjellje të pahijshme.

Kësisoj, gjyqtarit për të cilin kishte raportuar ekskluzivisht “Drejtësia në Kosovë”, i është ulur paga në vëllim prej 30 për qind, për periudhën kohore prej gjashtë muajsh.


Emisioni “Drejtësia në Kosovë” në tetor të vitit të kaluar zbuloi se gjyqtari Shabani kishte aranzhuar një dalje në drekë të prokurorit Visar Musa me një të akuzuar, duke marrë pjesë edhe vetë në të.

Në vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës të siguruar nga KALLXO.com me të cilin refuzohet ankesa e gjyqtarit Shabani, sqarohet se Zyra e Prokurorit Disiplinor, sipas detyrës zyrtare, bazuar në informacionet e pranuara nga emisioni “Drejtësia në Kosovë” dhe e-mailit të pranuar nga kryetari i Gjykatës Themelore në Ferizaj, kishte hapur hetimin nën pretendimin për sjellje të pahijshme të gjyqtarit.

Në vendim më tutje thuhet se sjellja e pahijshme e gjyqtarit Shabani pretendohej lidhur me drekën misterioze të tij dhe prokurorit Visar Musa, me një të akuzuar në një restorant afër Gjykatës në Ferizaj, 24 orë pas fillimit të procesit gjyqësor ndaj këtij të akuzuari.

Në vendimin e KGjK-së shihet se gjyqtari Shabani para Komisionit Disiplinor kishte deklaruar se dreka nuk ishte diçka misterioze siç ishte përshkruar nga ZPD-ja, porse i akuzuari kishte qenë bashkëfshatar i gjyqtarit dhe mik i vëllait të tij dhe se nuk ka qenë i njoftuar se personi në fjalë ishte i akuzuar dhe se prokurori Visar Musa ishte i përfshirë në këtë rast.

Komisioni Disiplinor i Këshillit Gjyqësor të Kosovës me vendimin e datës 7 mars 2017 kishte gjetur sjellje të pahijshme të gjyqtarit Shabani dhe i kishte shqiptuar masën disiplinore ulje e përkohshme e pagës prej 30 për për 6 muaj, ndërsa pasi kishte pranuar këtë vendim Shabani kishte ushtruar ankesë ndaj tij, ankesë kjo që u refuzua me vendimin e KGjK-së të datës 23 qershor 2017.

Pas shfaqjes së hulumtimit të emisionit “Drejtësia në Kosovë” për këtë drekë, prokurori Visar Musa kishte dhënë dorëheqje, duke iu kthyer profesionit të avokatit, ndërsa Adem Shabani kishte vazhduar të jetë gjyqtar. /kallxo/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori