LAJMI I FUNDIT:

Ukrainasit publikojnë pamjet kur hedhin në erë selinë e luftëtarëve të Ramzan Kadyrovit

Ukrainasit publikojnë pamjet kur hedhin në erë selinë e luftëtarëve të Ramzan Kadyrovit

Këshilltari i ministrit të Brendshëm ukrainas, Anton Gerashchenko në platformën X, ka publikuar një video që tregon momentin sesi ukrainasit hedhin në erë “selinë” e luftëtarëve të Ramzan Kadyrovit, njeriut të besueshëm të presidentit rus Vladimir Putin.

“Në Energodar, qytetin dhe komunën në veriperëndim të rajonit Zaporizhzhia, është herë në erë selia e luftëtarëve të Kadyrovit. Është zhvilluar nga lëvizja lokale e rezistencës, që e koordinoi Shërbimi Informativ i Mbrojtjes të Ukrainës”, tha Gerashchenko, transmeton Telegrafi.


“Nga shpërthimi janë dëmtuar zyrat e improvizuara të njësisë OMON Akhmat-1 të Rosgvardia (Garda Kombëtare e Rusisë), si dhe veturat e parkuara në oborr”, u tha ndër tjera nga Gerashchenko.

Vritet një kolonel i shërbimit sekret ukrainas, u qëllua me plumb në kokë
Lexo po ashtu Vritet një kolonel i shërbimit sekret ukrainas, u qëllua me plumb në kokë

Si pasojë e kësaj shpërtheu një zjarr i madh, e të dhënat për numrin e të vdekurve dhe plagosurve të luftëtarëve të Kadyrovit po mblidhen akoma nga autoritetet ukrainase.

Kujtojmë se nga fillimi i luftës lideri çeçen kishte dalë haptazi në krah të Vladimir Putinit, duke mbështetur pushtimin rus të Ukrainës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Kalo në kategori