Sipas shifrave të fundit të publikuara nga Kievi, shkalla e viktimave në mesin e ushtarëve rusë që janë dërguar në Ukrainë nuk tregon shenja të ngadalësimit.
Të martën Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase njoftoi se 550 ushtarë rusë janë vrarë në 24 orët e fundit, transmeton Telegrafi.
Sipas Kievit, numri i përgjithshëm i ushtarëve rusë të vrarë nga fillimi i luftës ka shkuar në 149.240. Ndërsa lufta po vazhdon mbi një vit, statistikat e ofruara nga Ukraina sugjerojnë se një e treta e humbjeve ruse ka ndodhur vetëm në dy muajt e fundit.
‘Pika historike’ e 100 mijë vdekjeve të ushtarëve rusë sipas Kievit, u kalua më 21 dhjetor 2022. Në 69 ditët pasuese, Ukraina ka numëruar vdekjet e trupave të Moskës në 48,440.
Gjithashtu raportohet për humbje të mëdha nga të dyja palët gjatë luftimeve në Bakhmut në rajonin e Donbasit, që po konsiderohet si pika më e nxehtë e kësaj lufte.
Në anën tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po vazhdon të bëjë thirrje për dërgimin e sa më shumë armëve të rënda – duke ia bërë me dije vendet perëndimore se vetëm me ato mund të ndalin luftën e përgjakshme.
Deri më tani Gjermania dhe shumë vende tjera janë dakorduar për dërgimin e armëve të avancuara, ndërsa tanku gjerman Leopard 2 po konsiderohet si lojtar kyç në këtë luftë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTetë ushtarë izraelitë vriten brenda Gazës në një nga incidentet më vdekjeprurëse për forcat e Izraelit
Forcat ukrainase sulmojnë aeroportin ushtarak në Rusi
Aeroplani luftarak rus futet në hapësirën ajrore të Suedisë
Paralajmërim për fansat në Gjermani - çfarë nuk duhet të kenë në vetura gjatë festimeve
Konfirmohet numri i mercenarëve të vrarë të Wagnerit në Ukrainë
Po e ndihmon Rusinë, G7 kërcënon seriozisht Kinën: Ndalu ose do të ketë pasoja
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Dikur ishin refuzuar, tani janë lojtarë kyç: Gjashtë yje, një shqiptar mes tyre që mund të shkëlqejnë në Euro 2024
Hehir: Deklarata e Hillit, shembulli i fundit i qëndrimeve të tija pro-serbe
Forcat ukrainase sulmojnë aeroportin ushtarak në Rusi
Ndeshja hapëse e Euro 2024 solli një risi në përdorimin e VAR – tifozët e duan atë edhe në Ligën Premier
Topi i goditur nga Wirtz përfundoi në portë me një shpejtësi marramendëse
Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit