Shefi i inteligjencës mbrojtëse të Ukrainës, Kyrylo Budanov thotë se është “pak a shumë e konfirmuar” se Alexei Navalny vdiq nga shkaqe natyrore – veçanërisht një mpiksje gjaku.
Dhe ky shkak i vdekjes është raportuar më parë nga mediat e kontrolluara nga shteti rus, shkruan Sky News, përcjell Telegrafi.
Duke folur në margjinat e forumit të vitit 2024 të së dielës në Kiev, Budanov thuhet se ishte dakord me këtë vlerësim.
Shumë kanë fajësuar presidentin rus Vladimir Putin për vdekjen e liderit të opozitës në një burg të Arktikut, me thirrjet në rritje për një hetim të pavarur.
Trupi i figurës së opozitës ruse Alexey Navalny i është dhënë nënës së tij më shumë se një javë pasi ai vdiq, tha të shtunën zëdhënësja e Navalny, Kira Yarmysh.
Navalny vdiq më 16 shkurt pas hekurave në një burg aty pranë.
Shërbimi rus i burgut tha se ai “u ndje keq pas një shëtitje” dhe “pothuajse menjëherë” humbi vetëdijen.
Familja dhe kolegët e Navalny kanë fajësuar presidentin rus Vladimir Putin për vdekjen e Navalny, e cila vjen përpara zgjedhjeve presidenciale muajin e ardhshëm në Rusi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Një epokë e re diplomacie – çfarë do të thotë për botën njohja e Palestinës nga Irlanda, Spanja dhe Norvegjia
Stacioni më i thellë i metrosë në botë gjendet në Azi – do t’ju bllokohen veshët gjatë ecjes
Municionet perëndimore ngadalësuan përparimin e rusëve drejt Kharkivit
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251