LAJMI I FUNDIT:

Ukraina thotë se ka rrëzuar gati 30 dronë të nisur nga Rusia mbi Kiev

Ukraina thotë se ka rrëzuar gati 30 dronë të nisur nga Rusia mbi Kiev

Mbrojtja ajrore ukrainase shkatërroi 29 nga 31 dronët Shahed të prodhuar nga Irani të nisur në drejtim të Kievit nga Rusia herët të martën.

Kështu, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, kanë thënë Forcat Ajrore të Ukrainës.


“Pothuajse të gjithë dronët u shkatërruan në periferi të kryeqytetit dhe në qiellin e Kievit”, citohet të kenë thënë Forcat Ajrore të Ukrainës.

Një person u vra nga bombardimet, sulmi i 17-të ajror i nisur nga forcat ruse në Kiev vetëm gjatë këtij muaji, thanë autoritetet më herët.

Kreu i inteligjencës ukrainase ka një mesazh për rusët: Do të pendoheni shumë shpejt për sulmin ajror mbi Kiev
Lexo po ashtu Kreu i inteligjencës ukrainase ka një mesazh për rusët: Do të pendoheni shumë shpejt për sulmin ajror mbi Kiev

Ndërsa katër persona u plagosën nga predha, sipas shefit të policisë së Kievit, Andrii Nebytov, dhe kishte 50 raportime për dëme në shtëpi, prona komerciale dhe makina.

“Policia po regjistron çdo krim të ushtrisë ruse, për të cilën patjetër do të mbajë përgjegjësi”, shkroi Nebytov.

Ndryshe, Ukraina ka vendosur sanksione të reja ndaj Iranit për një periudhë 50-vjeçare në përgjigje të asaj që Kievi e sheh si rolin e Teheranit në furnizimin me armë në Moskë.

Rusia ka shtuar sulmet në kryeqytetin e Ukrainës Kiev këtë muaj me dronët Shahed të prodhuar nga Irani, duke rezultuar në shkatërrimin e infrastrukturës dhe vdekjen e civilëve. /Telegrafi/