LAJMI I FUNDIT:

Ukraina thotë se ka dëshmi të përdorimit të raketave të Koresë së Veriut nga Rusia

Ukraina thotë se ka dëshmi të përdorimit të raketave të Koresë së Veriut nga Rusia

Zyra e Prokurorit në rajonin ukrainas të Harkivit ka paraqitur dëshmi të reja më 6 janar, lidhur me pretendimin se Rusia ka sulmuar Ukrainën me raketa të siguruara nga Koreja e Veriut.

Ky institucion ka paraqitur fragmente të raketave.


Një këshilltar i lartë i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, një ditë më parë deklaroi se Rusia gjatë kësaj jave sulmoi Ukrainën me raketa të siguruara nga Koreja e Veriut.

Sipas tij, kjo ishte hera e parë që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës shkurtin e vitit 2022, që Moska përdori raketa të Koresë së Veriut për të sulmuar shtetin fqinj.

Dmytro Chubenko, zëdhënës i Zyrës së Prokurorit të Harkiv, tha se raketa, që ishte një prej disa që goditën qytetin e Harkivit më 2 janar, në aspektin teknik dhe në pamje ishte e ndryshme nga raketat e modeleve ruse.

“Metoda e prodhimit [të këtyre raketave] nuk është shumë moderne. Ka devijime nga raketat standarde [ruse] Iskander, që më herët janë parë duke u përdorur në sulmet në Harkiv. Kjo raektë është e ngjashme me një prej raketave të Koresë së Veriut”, tha Chubenko para mediave, teksa shfaqi copëza të raketës.

Ai tha se raketa ishte paksa më e madhe në diametër sesa raketa ruse Iskander, ndërkaq edhe pjesë të tjera të saj janë të ndryshme nga raketat ruse.

“Prandaj, ne po anojmë më shumë kah versioni se kjo mund të jetë raketë që mund të jetë marrë nga Koreja e Veriut”.

Chubenko nuk pranoi të tregonte modelin e saktë të raketës.

Rusia sulmoi me disa raketa Harkivin gjatë javës, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur mbi 60 të tjerë.

Më 4 janar, Shtëpia e Bardhë tha se Rusia ka sulmuar Ukrainën me disa raketa balistike të prodhuara nga Koreja e Veriut, por nuk specifikoi konkretisht se çfarë lloji raketash kishte dërguar Peniani në Rusi.

Koreja e Veriut është nën embargo të armëve nga Kombet e Bashkuara që kur ajo kreu testimin e parë të një bombe bërthamore më 2006.

Sipas rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së – që janë miratuar me mbështetjen e Rusisë – shteteve u ndalohet që të bëjnë tregti të armëve apo të pajisjeve të tjera ushtarake me Korenë e Veriut. /rel/

Në trend Botë

Më shumë
Vulin: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Vulin: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Serbia
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Dy udhëheqësit mbikëqyrin stërvitjet ushtarake përgjatë kufirit Poloni-Lituani – në ‘zonën strategjike’ në rast të një përplasjeje midis Rusisë dhe NATO-s

Dy udhëheqësit mbikëqyrin stërvitjet ushtarake përgjatë kufirit Poloni-Lituani – në ‘zonën strategjike’ në rast të një përplasjeje midis Rusisë dhe NATO-s

Botë
Hamasi thotë se ka marrë përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të tij për armëpushim

Hamasi thotë se ka marrë përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të tij për armëpushim

Botë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Kalo në kategori