LAJMI I FUNDIT:

Ukraina pretendon se ka çliruar 20 kilometra katrorë rreth Bakhmutit

Ukraina pretendon se ka çliruar 20 kilometra katrorë rreth Bakhmutit

Forcat ukrainase kanë çliruar rreth 20 kilometra katrorë territor nga forcat ruse rreth lindjes së Bakhmutit gjatë ditëve të fundit, tha mbrëmë zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hana Malyar.

Ajo shkroi në Telegram se forcat ruse kanë bërë “disa” përparime në vetë qytetin e Bakhmut, dhe se luftimet e ashpra vazhdojnë, transmeton Telegrafi.

“Armiku po përparon pak nga pak në vetë Bahmut, duke e shkatërruar plotësisht qytetin me artileri. Përveç kësaj, armiku po sjell parashutistë profesionistë. Luftimet e ashpra vazhdojnë me rezultate të përziera. Në situatën aktuale, njësitë tona po bëjnë maksimumin, madje edhe më shumë se kaq”, tha ajo.


Ukrainasit po arrijnë t’i shndërrojnë dronët civilë në armë vdekjeprurëse – me to po shkatërrojnë makinerinë luftarake ruse
Lexo po ashtu Ukrainasit po arrijnë t’i shndërrojnë dronët civilë në armë vdekjeprurëse – me to po shkatërrojnë makinerinë luftarake ruse

“Fakti që mbrojtja e Bakhmutit zgjat kaq muaj dhe ka përparime në fusha të caktuara, tregon forcën e luftëtarëve tanë dhe profesionalizmin e lartë të komandës së mbrojtjes. Do t’ju kujtoj se armiku ka një avantazh në numër njerëzish dhe armësh. Në të njëjtën kohë, falë veprimeve të ushtrisë sonë, ai që nga vera e kaluar nuk ka mundur të zbatojë planet e tij në drejtim të Bakhmutit”, shtoi ajo.

Ndryshe beteja për Bakhmutin po vazhdon për më shumë se dhjetë muaj, ku të dyja palët kanë për synim të marrin nën kontroll këtë qytet në lindje të vendit, që ka një rëndësi të madhe strategjike. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Botë
Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Botë
NATO vë aeroplanët ushtarakë në Poloni në gjendje gatishmërie pas sulmeve të reja ruse në Ukrainë

NATO vë aeroplanët ushtarakë në Poloni në gjendje gatishmërie pas sulmeve të reja ruse në Ukrainë

Botë
Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Botë
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Botë
A i dërgoi SHBA, 350 miliardë dollarë ndihmë Ukrainës?

A i dërgoi SHBA, 350 miliardë dollarë ndihmë Ukrainës?

Amerika
Kalo në kategori