LAJMI I FUNDIT:

Ukraina ndalon aktivitetin e ueb-faqes Strana, e afërt me propagandën pro-Kremlinit

Ukraina ndalon aktivitetin e ueb-faqes Strana, e afërt me propagandën pro-Kremlinit

Ukraina ka mbyllur aktivitetin e ueb-faqes së lajmeve Strana, e cila është akuzuar si medie e afërt me propagandën pro-Kremlinit.

Ndalimi i kësaj medie është bërë me dekret të presidentit Volodymyr Zelenskiy, i cili u bë publik më 21 gusht.


Sipas medieve të vendit, redaktori i saj Ihor Hushva ka qenë në mërgim që nga viti 2018 kur Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Ukrainës vendosi sanksione ndaj kompanive të tij.

Hushva është në mesin e dhjetëra individëve i cilësuar nga Këshilli si përhapës i “propagandës pro-ruse”.

Më 20 gusht, Këshilli ka vendosur gjithashtu sanksione ndaj një numri të figurave pro-Kremlinit në politikë, biznes dhe mediet ukrainase.

Midis tyre është Andriy Derkach, një ligjvënës ukrainas gjë që Qeveria amerikane vitin e kaluar kishte vendosur sanskione, pasi e akuzoi atë si agjent rus që u përpoq të ndërhynte në zgjedhjet amerikane.

Në janar 2021, Departamenti amerikan i Thesarit ka sanksionuar shtatë ukrainas dhe katër entitete për të qenë pjesë e një rrjeti të inteligjencës së huaj e lidhur me Rusinë që drejtohej nga Derkach.

Protestoi para ndërtesës së Shërbimit të Brendshëm rus të Inteligjencës ‐ arrestohet gazetari i Russia Today (RT), Ilya Vasunin
Lexo po ashtu Protestoi para ndërtesës së Shërbimit të Brendshëm rus të Inteligjencës ‐ arrestohet gazetari i Russia Today (RT), Ilya Vasunin

“Sanksionet gjithashtu vendosen ndaj katër njësive që lidhen me burimet e internetit, të cilat koordinohen drejtpërdrejt ose tërthorazi nga këta qytetarë dhe kryejnë propagandë sistematike anti-ukrainase”, ka njoftuar Këshilli.

Sanskionet përfshijnë blogerët dhe politikanët Anatoliy Shariy dhe Olga Shariy, të cilët akuzohen për drejtimin e një video-blogu dhe ueb-faqeje e konsideruar pro-ruse.

Kreu i Agjencisë ukrainase të Sigurisë (SBU), Ivan Bakanov ka njoftuar se masat u morën për të mbrojtur “hapësirën e informacionit”.

“Shërbimi i Sigurisë e ka të qartë dallimin midis lirisë së fjalës dhe sulmit ndaj shtetësisë dhe sovranitetit të Ukrainës”, tha Bakanov.

Për më tepër, sanksionet u vendosën ndaj 28 anëtarëve të inteligjencës dhe shërbimeve speciale të Rusisë, si dhe gjashtë individëve të tjerë të pretenduar se ishin përgjegjës për shkeljet e të drejtave të njeriut në Krime.

Sanksionet u vendosën gjithashtu ndaj 12 personave juridikë, përfshirë kanalet televizive lokale dhe agjencitë e lajmeve nga ky rajon.

Kujtojmë se Rusia kishte pushtuar Gadishullin e Krimesë në muajin mars 2014 pasi dërgoi trupa dhe organizoi një referendum, i cilësuar si i paligjshëm nga më shumë se 100 vende. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Kalo në kategori