LAJMI I FUNDIT:

Ukraina kërkon një kërkim falje zyrtare nga Irani për rrëzimin e aeroplanit

Ukraina kërkon një kërkim falje zyrtare nga Irani për rrëzimin e aeroplanit

Volodymyr Zelenski  ka thënë se pret që Irani të paguajë kompensime, si dhe të zhvillojë hetime të hapura pas rrëzimit të aeroplanit, ku mbetën të vdekur 176 persona.

Pasi që Teherani pranoi se rrëzoi pa dashje një aeroplan ukrainas, duke vrarë të gjithë pasagjerët në bord, Ukraina kërkon një kërkim falje zyrtare nga Irani, transmeton Telegrafi.


“Ky mëngjes nuk ishte i mirë, por solli të vërtetën, pasi që Irani e pranoi fajin edhe pse nuk kanë përfunduar hetimet ndërkombëtare. Por, ne insistojmë një pranim të plotë të përgjegjësive. Ne presim nga sigurimet e Iranit, në gatishmërinë për një hetim të plotë dhe të hapur, të sjellin para drejtësisë ata që janë përgjegjës, kthimin e trupave të viktimave, pagesën e kompensimit, një kërkim falje zyrtare përmes kanaleve diplomatike”, ka shkruar në Facebook, presidenti Zelenski.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Iranit, deklaroi dje se një aeroplan ukrainas u godit “aksidentalisht”, nga një raketë iraniane në fillim të kësaj jave.

Rreth 176 persona vdiqën në aksident, përfshirë iranianë, kanadezë, ukrainas, suedezë, afganë, gjermanë dhe britanikë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Amerika Latine
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre

Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre"

Botë
Kalo në kategori