LAJMI I FUNDIT:

Ukraina, fushëbeteja e kredibilitetit të Aleancës Transatlantike

Ukraina, fushëbeteja e kredibilitetit të Aleancës Transatlantike
Ilustrim

Së pari, privilegj dhe përgjegjësi të ndiqja video-konferencat e Këshillit Atlantik të Uashingtonit, mes Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s me Presidentin e ShBA-së, me autoritetet e Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë, Polonisë, Italisë, BE-së … në lidhje me:

“Vlerësimet e rrezikut, qëndrimet, përpjekjet diplomatike dhe prezencën në terren për ta ndalur ose përballur me kërcënimet kibernetike dhe makinerinë ushtarake të Rusisë në përpjekjet për pushtimin e Ukrainës si dhe dominimin e hartës gjeopolitike jo vetëm në këtë rajon”!

Nga ana tjetër, strategët mendojnë se Putini ka shkuar shumë larg dhe përtej mundësive reale që ka Rusia për të pushtuar një “shtet sovran” si dhe për ta sprovuar Aleancën Transatlantike me ambiciet e tij për të “rivendosur/zgjeruar” kufijtë e influencës gjeopolitike në Ukrainë, Detin e Zi dhe me gjerë. Kështu që, përtej përfitimeve afatshkurtra që ka arritur, do të dështojë dhe do të dalë i humbur në planin afatgjatë.

Së dyti, e gjithë bota ka shtangur me sytë nga pasojat e një agresioni ushtarak që do ishte një përballje fatale jo vetëm për fatet e integritetit territorial të Ukrainës, por do të zgjerohej të sprovonte unitetin, kredibilitetin, status-quonë dhe interesat gjeopolitike të ShBA-së, NATO-s, BE-së, Vendeve Baltike, të Detit të Zi, Evropës Juglindore, Kosovës, Bosnje-Hercegovinë dhe jo vetëm.

Së treti, mbetem besimplotë se jo vetëm supremacia ushtarake e aleancës së ShBA dhe NATO-s, por fuqia e paqes, solidaritetit, kohezionit, angazhimeve dhe vlerave të përbashkëta euroatlantike do të përballen dhe triumfojnë mbi këtë rrezik si dhe ndaj çdo kërcënimi tjetër.

Së fundmi, nuk ka asnjë mëdyshje se në këtë përballje, Republika e Shqipërisë do të rreshtohet jo vetëm me solidaritet dhe kohezion të pakushtëzuar në krah të ShBA-së dhe NATO-s, por edhe të kontribuojë me kapacitete shtesë në mbrojtje të sovranitetit, stabilitetit demokratik, interesave dhe vlerave demokratike në Ballkan dhe më gjerë.

Zoti e bekoftë partneritetin strategjik të Shqipërisë me ShBA-në si dhe me Aleancën Transatlantike (NATO-n)!

Në trend

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në

Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në "Miss Universe", bukuroshja Rumy Alqahtani do t'i përfaqësojë në garën e bukurisë

Magazina
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Zbulohet se sa do të jetë

Zbulohet se sa do të jetë "kostoja ditore" nga shembja e urës në Baltimore

Amerika
Kalo në kategori