Ukraina fillon një kundërsulm të fuqishëm ndaj ushtrisë ruse

Këshilltari i presidentit ukrainas Volodymyr Zelnsky, ka njoftuar se ushtria ukrainase ka filluar një kundërsulm ndaj ushtrisë ruse – duke ndryshuar në mënyrë radikale pozicionin e tyre.
Forcat ukrainase kanë shkatërruar aeroplanët luftarakë rusë dhe kanë shpërthyer në ajër shumë raketa – derisa ka pasur shpërthime të fuqishme ku ishin të përfshirë trupat ruse, transmeton Telegrafi.
Mykhailo Podoliak ka shkruar se Twitter se ajo çfarë është e rëndësishme tani, përpos kundërsulmit ukrainas mbi trupat ruse, është se gazetarët rusë po braktisin televizione ku ata kishin punuar si shenjë proteste për luftën e filluar nga Putini.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































