LAJMI I FUNDIT:

Ukraina fillon ndërtimin e bazave nëntokësore për strehimin e aeroplanëve luftarak amerikanë F-16

Ukraina fillon ndërtimin e bazave nëntokësore për strehimin e aeroplanëve luftarak amerikanë F-16

Forcat Ajrore të Ukrainës kanë njoftuar se kanë filluar ndërtimin e bazave nëntokësore dhe bunkerëve për të pranuar aeroplanët luftarak F-16 nga SHBA-ja.

Majori dhe zëdhënësi i Forcave Ajrore të Ukrainës, Ilya Yevlash, tha se planet e Ukrainës për të siguruar aeroplanin e shumëkërkuar po zhvillohen me kujdes.

Mirëpo, bëhet e ditur se sigurimi i tyre kërkon kosto të konsiderueshme, duke përfshirë strehimore nëntokësore, shkruan Business Insider, përcjell Telegrafi.


Gjithashtu, Yevlash tha se aeroplanët do të shpërndahen në baza të ndryshme, duke ia bërë të vështirë kështu Rusisë zbulimin e tyre.

Siç raportohet, F-16 do t’i bashkohen ushtrisë ukrainase gjatë verës dhe do t’ia mundësojnë asaj të kryejë më shumë sulme kundër Rusisë.

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Lexo po ashtu Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Ndryshe, Ukraina ka kërkuar të furnizohet me F-16 nga SHBA-ja që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë në shkurt të vitit 2022.

Por, ky lloj mjeti ushtarak kërkon pista të standardeve të larta, andaj ushtria ukrainase do t’i përdorë edhe bazat ajrore perëndimore për strehimin e tyre.

E ky avancim i Ukrainës nuk u prit mirë nga presidenti rus, Vladimir Putin, i cili ka paralajmëruar se çdo bazë ajrore perëndimore që strehon F-16 për Ukrainën do të jetë në shënjestër të forcave të tij të armatosura. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
JD Vance: Britania e Madhe është një vend i rëndomtë që nuk ka bërë luftë për 30 ose 40 vjet

JD Vance: Britania e Madhe është një vend i rëndomtë që nuk ka bërë luftë për 30 ose 40 vjet

Amerika
Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

Serbia
Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru u goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru u goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Serbia
Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Serbia
Kamberi kritikon Bërnabiqin për tentimin e vazhdimit të seancës mes dhunës dhe gazit lotsjellës

Kamberi kritikon Bërnabiqin për tentimin e vazhdimit të seancës mes dhunës dhe gazit lotsjellës

Serbia
Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Serbia
Kalo në kategori