Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha të premten se Ukraina dhe Rusia duket se kanë arritur “një mirëkuptim” për katër nga gjashtë temat e diskutuara gjatë negociatave.
Duke folur me gazetarët pas kthimit nga samiti i NATO-s në Bruksel, Erdogan tha gjithashtu se do të flasë sot me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe me homologun rus, Vladimir Putin gjatë fundjavës “ose [gjatë] ditëve të para të javës së ardhshme”.
“Janë gjashtë tema që po diskutohen ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, mes tyre duket se ka një mirëkuptim për katër prej tyre”, tha ai.
“Fillimisht, Ukraina ishte kundër për këtë çështje, por më vonë, Zelensky filloi të shprehej se mund të tërhiqej nga anëtarësimi në NATO. Një çështje tjetër është pranimi i gjuhës ruse si gjuhë zyrtare. Këtë e pranoi edhe Zelensky. Rusishtja është një gjuhë që flitet. Pothuajse kudo në Ukrainë. As në këtë pikë nuk ka asnjë problem”, tha Erdogan.
Erdogan tha gjithashtu se komentet e Zelenskyt për nevojën e një referendumi për kompromise me Rusinë ishte “një lëvizje e zgjuar”. Presidenti ukrainas tha të hënën se çdo ndryshim kushtetues që lidhet me garancitë e sigurisë në vend do të duhet të vendoset përmes një referendumi dhe jo vetëm nga ai.
Për telefonatën e ardhshme me Putinin, Erdogan tha se “duhet të diskutojmë dhe vlerësojmë” takimet e NATO-s. “Duhet të kërkojmë një mënyrë për të qetësuar këtë situatë duke thënë ‘bëni një dalje të ndershme nga kjo’”, tha Erdogan.
“Nga ana tjetër, ne me siguri e konsiderojmë përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë si një krim kundër njerëzimit”, shtoi ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit