Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se është i gatshëm të nënshkruajë një marrëveshje për mineralet dhe sigurinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të punojë nën “lideshipin e fuqishëm” të presidentit Donald Trump.
Pavarësisht se pranoi se takimi me presidentin amerikan “nuk shkoi siç duhet”, lideri ukrainas përsëriti angazhimin e Ukrainës për paqen dhe lavdëroi Trumpin për ofrimin e raketave Javelin për ushtrinë ukrainase.
Zelensky shprehu angazhimin e fortë të Ukrainës për paqen dhe përfundimin e luftës që ka shkaktuar dhimbje dhe shkatërrim të madh për popullin ukrainas.
“Dëshiroj të përsëris angazhimin e Ukrainës për paqen. Asnjë nga ne nuk dëshiron një luftë të pafundme. Ukraina është e gatshme të ulet në tryezën e bisedimeve sa më shpejt që të jetë e mundur për të afruar paqen afatgjatë. Askush nuk dëshiron paqe më shumë se ukrainasit. Ekipi im dhe unë jemi të gatshëm të punojmë nën lideshipin e fuqishëm të presidentit Trump për të arritur një paqe që do të zgjasë”, tha ai.
Zelensky gjithashtu theksoi gatishmërinë e Ukrainës për të punuar shpejt dhe me efikasitet për të përfunduar luftën, “jemi të gatshëm të punojmë shpejt për të përfunduar luftën, dhe hapat e parë mund të jenë lirimi i të burgosurve dhe një armëpushim në ajër – ndalimi i raketave, dronëve me rreze të gjatë veprimi, bombave ndaj energjisë dhe infrastrukturës tjetër civile – dhe menjëherë një armëpushim në det, nëse Rusia bën të njëjtën gjë. Më pas duam të kalojmë shpejt përmes të gjitha fazave të tjera dhe të bashkëpunojmë me SHBA-në për të arritur një marrëveshje të fortë përfundimtare”.
I would like to reiterate Ukraine’s commitment to peace.
None of us wants an endless war. Ukraine is ready to come to the negotiating table as soon as possible to bring lasting peace closer. Nobody wants peace more than Ukrainians. My team and I stand ready to work under…
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) March 4, 2025
Ai gjithashtu vlerësoi ndihmën që Ukraina ka marrë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës “vërtet e vlerësojmë sa ka bërë Amerika për të ndihmuar Ukrainën të ruajë sovranitetin dhe pavarësinë e saj. Dhe e mbajmë mend momentin kur situata ndryshoi, kur presidenti Trump i dha Ukrainës Javelinat. Jemi falënderues për këtë”, shtoi Zelensky.
Presidenti ukrainas gjithashtu komentoi takimin e fundit në Uashington, i cili, sipas tij, nuk shkoi siç duhej. “Takimi ynë në Uashington, në Shtëpinë e Bardhë të premten, nuk shkoi siç duhej. Na vjen keq që ndodhi kështu. Është koha për të rregulluar gjërat. Do të dëshironim që bashkëpunimi dhe komunikimi i ardhshëm të jetë konstruktiv”.
Në fund, Zelensky e ripërsëriti gatishmërinë e Ukrainës për të nënshkruar një marrëveshje për mineralet dhe sigurinë me Shtetet e Bashkuara, duke e parë këtë si një hap të rëndësishëm për sigurimin e një paqeje të qëndrueshme.
“Sa i përket marrëveshjes për mineralet dhe sigurinë, Ukraina është e gatshme ta nënshkruajë në çdo moment dhe në çdo format të përshtatshëm. Ne e shohim këtë marrëveshje si një hap drejt sigurisë më të madhe dhe garancive të forta të sigurisë, dhe shpresoj sinqerisht që ajo do të veprojë në mënyrë efektive”, përfundoi ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit – Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Si filloi sherri në parlamentin e Serbisë – grushte, shkelma e hedhje të shisheve të xhamit

JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani ‘han’ fjalët e veta

JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

Si filloi sherri në parlamentin e Serbisë - grushte, shkelma e hedhje të shisheve të xhamit

Zelensky propozon fazën e parë për përfundimin e luftës - bën edhe një hap drejt pajtimit me Trumpin

Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru e goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

JD Vance: Britania e Madhe është një vend i rëndomtë që nuk ka bërë luftë për 30 ose 40 vjet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës