LAJMI I FUNDIT:

Ukraina akuzon Rusinë se i ka shkatërruar 60 mijë tonelata grurë nga sulmet në Odesa

Ukraina akuzon Rusinë se i ka shkatërruar 60 mijë tonelata grurë nga sulmet në Odesa

Ukraina ka thënë se Rusia ia ka shkatërruar 60 mijë tonelata të drithërave që do të duhej të eksportoheshin. Sulmet në portin e Odesas është raportuar të kenë ndodhur pak pas mesnatës.

Rusia ka nisur raketa në rajonin jugor Odesa për dy net me radhë, duke i goditur portet në Detin e Zi, pas largimit nga marrëveshja, e cila i ka mundësuar Ukrainës t’i eksportojë drithërat përmes detit.


Ministria ukrainase e Bujqësisë, ka thënë se “60 mijë tonelata të drithërave janë shkatërruar” në portin Çornomorsk.

Ajo ka thënë se kjo sasi ishte planifikuar të nisej për eksport “60 ditë më parë”. Sipas saj, siguria e ushqimit në botë po rrezikohet edhe një herë tjetër.

Kritika të ashpra ndaj Kremlinit për moszgjatjen e marrëveshjes së grurit me Ukrainën
Lexo po ashtu Kritika të ashpra ndaj Kremlinit për moszgjatjen e marrëveshjes së grurit me Ukrainën

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë më parë se Rusia “i ka shënjestruar me qëllim drithërat”.

Rusia ka refuzuar ta zgjasë marrëveshjen për transportin e drithërave, dhe prej atëherë ka paralajmëruar për “rreziqe” të eksporteve të grurit përmes Detit të Zi.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se vendet më të varfra “do ta paguajnë çmimin” për prishje të marrëveshjes, derisa edhe Perëndimi e ka dënuar një gjë të tillë. /REL/

Në trend Ekonomi

Më shumë
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

Bau Market
Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, Rukiqi i LDK-së: Duhet të shqetësohemi për kategorinë BB-

Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, Rukiqi i LDK-së: Duhet të shqetësohemi për kategorinë BB-

Ekonomi
Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

Ekonomi
Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë

Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë

Botë
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Pula e freskët për drekën e Bajramit - vlera ushqyese dhe shije superiore për familjen tuaj!

Pula e freskët për drekën e Bajramit - vlera ushqyese dhe shije superiore për familjen tuaj!

Ekonomi
Kalo në kategori