LAJMI I FUNDIT:

Uka Aliti pas pensionimit flet për ngjarjet më të rënda: Zjarrin në spitalin modular në Tetovë nuk do ta harroj asnjëherë

Uka Aliti pas pensionimit flet për ngjarjet më të rënda: Zjarrin në spitalin modular në Tetovë nuk do ta harroj asnjëherë

Uka Aliti, tashmë ish-shefi i Brigadës Zjarrfikëse në Tetovë, në një intervistë për Telegrafi Maqedoni ka folur në lidhje me profesionin e tij, vështirësitë, si dhe daljen në pension, për të cilin njoftoi para disa ditësh.

Uka Aliti thotë se të gjithë vitet që i ka kaluar në Njësinë Territoriale Kundër Zjarrit (NJTKZ) në Tetovë, i kanë kaluar shumë shpejt dhe se punën e lë me nostalgji të madhe.


Në lidhje me ngjarjet që i ka përjetuar dhe nuk i ka harruar kurrë, Aliti tha se shumë të tilla, si të lumtura po ashtu edhe të hidhura.

“Këtë periudhë kohore derisa kam qenë në punë do e mbaj mend rastin e vitit 2015 – vërshimet në Tetovë. Këto janë raste që nuk do kisha dashur t’i përmendi apo t’i kem në memorien time mirëpo ja që ato do jenë gjithmonë derisa të jem gjallë.

“Pastaj ka edhe katër, pesë raste të rënda të cilat kanë ndodhur, janë raste jo me të dëgjuar por janë raste që kam qenë prezent në vend ngjarje që do i mbaj mend tërë jetën, raste të rënda si: rasti ku kemi humbur edhe njerëz për fat të keq, në rrugën “Goce Dellçev” kemi humbur pesë njerëz, fatkeqësinë e komunikacionit me rastin e autobusit në fshatin Llaskarcë. Pastaj kemi 26 nëntorin 2019 në Shqipëri, pra tërmetin. Por si rastin më të rëndë do e veçoja zjarrin në spitalin modular në Tetovë”, tha Uka Aliti duke treguar për ngjarjet më të vështira në punën e tij.

Në lidhje me atë se si e ka gjetur NJTKZ kur është punësuar dhe si e lë sot, Aliti tha se janë bërë shumë ndryshime në këtë institucion.

“Kur kam ardhur në këtë institucion nuk kanë qenë këto kushte që sot janë, kushtet e punës mandej edhe disa gjëra tjera që nuk kanë qenë mirëpo përmirësime ka që nuk kanë qenë dhe tash janë, si kushtet e punës, ambientet e punës ku neve e kalojmë kohën e punës si dhe me automjete kundër zjarrit, pajisje si nga ana e komunës por edhe nga donator të ndryshëm nga miq dhe dashamir që kemi jashtë vendit tonë dua të themë bashkatdhetarët tanë që punojnë në shtete të ndryshme të Europës që na kanë sjellur donacione”, tha Uka Aliti.

I pyetur për atë se kush do të vijë pas tij në NJTKZ Tetovë, ai tha se me siguri do të ketë një “Uka të dytë”, i cili do të menaxhojë këtë institucion dhe do të kujdeset për qytetarët.

“Jam i sigurt se do vazhdojnë në punën time, do vazhdojnë në hapat e mi, meqenëse pak përpara ju përmenda që si e kemi gjetur këtë institucion, shumë kemi përparuar sa i përket trajnimeve, stërvitjeve, kështu që jam shumë i sigurt në djelmoshat që janë në NJTKZ në Tetovë se do të arrijnë gjithmonë do jenë të përkushtuar për qytetarët ku shembuj kanë marrë nga ne më të vjetrit. Mendoj se do t’ia arrijnë duke u shkolluar, duke u edukuar dhe trajnuar mjaft mirë, meqenëse neve jemi të trajnuar nga Anglia, nga një organizatë profesionale e zjarrfikësve nga Manchesteri ku kemi qenë prezent dy here në Angli, kemi marrë pjesë në stërvitje profesionale, tash atë dijeni dhe stërvitje që e kemi marrë atje ne ua kemi përcjellur zjarrfikësve më të rinjë që kanë ardhur këtu”, tha Uka Aliti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Kalo në kategori