LAJMI I FUNDIT:

Ujqit e Çernobilit duket se kanë zhvilluar rezistencë ndaj kancerit, zbulon studimi

Ujqit e Çernobilit duket se kanë zhvilluar rezistencë ndaj kancerit, zbulon studimi

Ujqit që kanë pësuar mutacion që enden rrugëve të ‘shkreta’ të Çernobilit duket se kanë zhvilluar rezistencë ndaj kancerit – duke rritur shpresat se gjetjet mund të ndihmojnë shkencëtarët të luftojnë sëmundjen te njerëzit.

Një reaktor bërthamor shpërtheu në termocentralin e Çernobilit në Ukrainë në vitin 1986 – me më shumë se 100,000 njerëz të evakuuar nga qyteti pasi shpërthimi lëshoi rrezatim që shkakton kancer, transmeton Telegrafi.


Zona ka mbetur e braktisur (në mënyrë të frikshme) që atëherë, dhe njerëzve iu është ndaluar hyrja tek kjo Zonë e Përjashtimit të Çernobilit ku rrezatimi ende përbën një rrezik kanceri.

Njerëzit mund të mos jenë kthyer, por kafshët e egra si ujqit dhe kuajt enden në djerrinat e qytetit të evakuuar më shumë se 35 vjet pas katastrofës.

Cara Love, një biologe evolucionare dhe ekotoksikologe në Universitetin Princeton në SHBA, ka studiuar se si ujqërit e Çernobilit mbijetojnë pavarësisht brezave të ekspozimit ndaj grimcave radioaktive.

Love dhe një ekip studiuesish vizituan CEZ-in në vitin 2014 dhe i vendosën ujqërve pajisje në mënyrë që të monitoroheshin lëvizjet e tyre.

Ajo tha se qaforet i japin ekipit “matjet në kohë reale se ku janë [ujqërit] dhe sa të ekspozuar ndaj rrezatimit”.

Ata gjithashtu morën mostra gjaku për të kuptuar sesi trupat e ujqërve reagojnë ndaj rrezatimit që shkakton kancer.

Studiuesit zbuluan se ujqërit e Çernobilit janë të ekspozuar ndaj rrezatimit mbi 11.28 milirem çdo ditë gjatë gjithë jetës së tyre – që është më shumë se gjashtë herë më shumë se kufiri sigurisë për një njeri.

Love zbuloi se ujqërve iu është ndryshuar sistemi imunitar ngjashëm me pacientët me kancer që i nënshtrohen trajtimit me rrezatim, por më e rëndësishmja ajo identifikoi gjithashtu pjesë specifike të informacionit gjenetik të kafshëve që dukeshin ‘rezistente’ ndaj rritjes së rrezikut të kancerit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Kalo në kategori