LAJMI I FUNDIT:

Ujqër të bardhë në malet e Kosovës, filmohen nga fotografi Arian Mavriqi

Ujqër të bardhë në malet e Kosovës, filmohen nga fotografi Arian Mavriqi

Fotografi i botës së egër, Arian Mavriqi, ka publikuar një video ku shihen disa ujqër të bardhë në malet e Kosovës.

Ai ka thënë se videoja është realizuar në rajonin e Gollakut, nga kamerat kurth të tij.


Në pamjet e publikuara ujqërit e bardhë shihen duke u ushqyer. Pranë tyre shihen edhe ujq të tjerë me ngjyrë gri.

Ujqërit e bardhë kryesisht banojnë në viset e mbuluara me borë gjatë të gjitha stinëve. /Telegrafi/