LAJMI I FUNDIT:

Ujkani: Edhe BE-ja e ka kuptuar padrejtësinë ndaj Kosovës

Ujkani: Edhe BE-ja e ka kuptuar padrejtësinë ndaj Kosovës

Fjolla Ujkani, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), ka thënë se liberalizimi i vizave është proces i gjatë, sepse disa vende të BE-së kanë qenë skeptike.

“Me Qeverinë Kurti 2, ne kemi bërë përpjekje maksimale si legjislativ, por dhe si ekzekutiv që në fushat ku vendet e Bashkimit Evropian kanë pasur rezervat e tyre t’i shtyjmë përpara dhe të arrijmë një progres”, ka thënë Ujkani në RTV Dukagjini.


Ujkani ka thënë tutje se liberalizimi i vizave është meritë e demokracisë.

“Përfundimisht jepet drita jeshile që qytetarët e Republikës së Kosovës ta gëzojnë liberalizmin e vizave, sepse ky proces i tejzgjatur na ka munduar tejet shumë”, ka shtuar Ujkani.

Deputetja e LVV-së ka theksuar se proceset e integrimeve evropiane nuk varen nga pala kosovare, por nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian (BE). Ajo ka theksuar tutje se pesëshja që nuk e njeh Kosovën ka pasur rezervat e saj dhe kanë qenë vota unanime.

Lufta për merita për viza, Shasha: Edhe nëse VV ka plotësuar një kriter, kriteret tjera janë plotësuar nga tjetër kush
Lexo po ashtu Lufta për merita për viza, Shasha: Edhe nëse VV ka plotësuar një kriter, kriteret tjera janë plotësuar nga tjetër kush

Ndërsa, për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, deputetja e LVV-së ka potencuar se pret që ky proces të përfundojë, por jo me të njëjtin intensitet që ka pasur liberalizmi i vizave.

“Ky është një sinjal pozitiv që edhe vendet e Bashkimit Evropian e kanë kuptuar se sa padrejtësi e madhe iu është bërë qytetarëve të Republikës së Kosovës që të integrohen në institucionet e Bashkimit Evropian, por pa dyshim nga kjo është dhe faktori gjeopolitik”.

“Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës ka bërë që në të gjitha etapat politike, ne kemi dëshmuar sepse jemi rreshtuar përkrah vendeve perëndimore dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kemi qenë në linjë me ta që pavarësisht se ne jemi një popull që na është bërë padrejtësi e vazhdueshme karshi proceseve të ndryshme, ne pambarimisht kemi përkrahur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të BE-së, gjë të cilën fqinji verior, Republika e Serbisë, nuk e ka bërë një gjë të tillë…”, ka shtuar tutje Ujkani.