LAJMI I FUNDIT:

Ujitja e perimeve: Do të jenë falënderuese nëse i ujitni më pak

Ujitja e perimeve: Do të jenë falënderuese nëse i ujitni më pak

Është turp që kopshtaria kaq shpesh mendohet si rregullim në natyrë – një lloj pune e përditshme pa mbarim që jeni të detyruar të bëni nga frika se mos ju gjykojnë fqinjët tuaj.

Për shumë persona kopshatria është një aktivitet që mund të jetë aq i rëndë për mjedisin sa është për ju. Sidoqoftë, në pothuajse të gjitha kopshtet, pjesa dërrmuese e ujitjes jo vetëm që është e panevojshme, por mund të jetë edhe joproduktive.


Për shembull, nëse jeni një adhurues i madh i rritjes së frutave dhe perimeve tuaja, ju mund ta bëni këtë për të marrë llojin e aromës dhe shumëllojshmërisë që nuk mund t’i gjeni në markete.

Epo, ato janë të ndërlidhura anasjelltas me ujitjen. Për shembull, ngarkesa uji në domate do t’i shpërndajnë qelizat e tyre me lagështi, duke zbehur fjalë për fjalë përmbajtjen e tyre. Bimët e stresuara nga nivele më të ulëta të lagështisë janë shpesh më rezistente ndaj dëmtuesve dhe sëmundjeve, pasi kjo mund të shkaktojë dhe përqendrojë përbërësit e tyre mbrojtës.

Sigurisht, ato të mbjella rishtas kërkojnë ujitje më të madhe për t’u siguruar që kanë një shans të vendosen siç duhet, por sapo të marrin forcën, mos u trembni për ngadalësimin e ujitjes.

Një mënyrë e thjeshtë për t’i bërë ato më pak të varur nga ujitja është të heqësh dorë nga vazot dhe të mbjellësh gjithçka në tokë. Disa raporte thonë se kjo është arsyeja pse shportat e varura mund të kenë nevojë për ujitje një herë ose edhe dy herë në ditë gjatë verës, ndërsa të njëjtat bimë në tokë kanë nevojë vetëm disa herë në muaj. /Telegrafi/