LAJMI I FUNDIT:

Uji bllokon rrugën Mirushë-Gurbardh (Foto)

Uji bllokon rrugën Mirushë-Gurbardh (Foto)

Si pasojë e reshjeve të pandërprera, është rritur niveli i ujit në lumin Mirusha dhe në liqenin Mirusha.

Siç bëhet e ditur në një njoftim të Komunës së Malishevës, rruga Mirushë-Gurbadh, është bllokuar, pasi sasi e ujit në liqen ka dalë mbi rrugë.


Po ashtu, sipas njoftimit, uji ka filluar të depërtoj edhe në rrugën në hyrje të Malishevës, përkatësisht rruga Malishevë-Duhël.

“Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, këshillon qytetarët, që të përdorin rrugë alternative dhe t’i reduktojnë lëvizjet e panevojshme me vetura – shiu i vazhdueshëm ka bërë që të ketë prurje të mëdha të ujit dhe në vende të caktuara, mund të ketë bllokim të rrugëve dhe urave. Njësitë emergjente të Komunës së Malishevës, janë në gatishmëri, së bashku me njësinë e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit dhe me Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

m1

m2