LAJMI I FUNDIT:

Ujësjellësi “Prishtina” me lehtësira për konsumatorët borxhlinj

Ujësjellësi “Prishtina” me lehtësira për konsumatorët borxhlinj

Ushtruesi i detyrës së Kryeshefit ekzekutiv në Kompaninë Rajonale Ujësjellësi (KRU) “Prishtina”, Sokol Xhafa, gjatë intervistës për Telegrafin ka thënë se punëtorët e kësaj kompanie përballen me vështirësi në terren, disa edhe janë sulmuar fizikisht. Ai tha se brenda shtatë ditësh konsumatorët e amvisërisë duhet të paraqiten, që të paguajnë një 10 për qind të borxhit, e  më pas me një kontratë të riprogramuar,  për 36 muaj mund të paguajnë me këste pjesën e mbetur të borxhit.

Xhafa tha se disa konsumatorë nuk janë të përgjegjshëm në pagesën e borxheve që kanë ndaj kompanisë.


“Vet natyra e punës është e atillë që punëtorët tanë përballen çdo ditë me sfida.  Sidomos në ujërat e ndotura gjejmë mbetje inerte, shtazë të ngordhura brenda gypave, material nga më të ndryshme, jorgan, jastëk dhe ato përfundojnë në sistemin e kanalizimit dhe duhet ta pastrojmë atë. Punëtori ynë duhet të hyj edhe në pesë metra nën tokë për të bërë pastrimin e saj. Nuk është punë që është nga më të lehtat, pjesa më e vështirë është e operimit dhe e mirëmbjatjes së sistemit. Ka pas raste që punëtorët tanë janë sulmuar fizikisht”, ka thënë ai.

Kryeshefi i Ujësjellësit “Prishtina”: Jemi përballur me dy probleme të mëdha, thatësirat dhe pandeminë
Lexo po ashtu Kryeshefi i Ujësjellësit “Prishtina”: Jemi përballur me dy probleme të mëdha, thatësirat dhe pandeminë

I pyetur se a ka lehtësira për konsumatorët të cilët kanë borxhe të mëdha në këtë kompani, ai tha: “Nuk kemi çkyq asnjë prej borxheve, nuk kemi dërguar askënd tek përmbaruesi. Dd.m.th i kemi mirëkuptuar të gjithë konsumatorët që mund të mos kenë reflektuar me pagesa”.

Mirëpo, siç tha Xhafa për të ruajtuar stabilitetin e ndërmarrjes janë të detyruar të marrin disa masa ndaj konsumatorëve borxhlinjë.

U.D Kryeshefi ekzekutiv i Kompanisë Rajonale Ujësjellësi (KRU) “Prishtina”, Sokol Xhafa / Foto: Ridvan Slivova

Ai tregoi se brenda shtatë ditësh konsumatorët e amvisërisë duhet të paraqiten në KRU “Prishtina”, që të paguajnë një 10 për qindë të borxhit, ku më pas siç sqaroi ai me një kontratë të riprogramuar për 36 muaj mund të paguajnë me këste pjesën e mbetur të borxhit.

“Ashtu siç kemi paralajmëruar që do të fillojmë në shtator, ne e kemi shtyer edhe për një muaj. Tani listat janë të gatshme dhe brenda shtatë ditësh janë ftuar të gjithë konsumatorët që do të ftohen tek përmbaruesi privat që brenda shtatë ditësh të vijnë dhe të bëjnë pagesat me kushtin që të parandalojnë procedurën përmbarimore sepse ka kosto shtesë. Mirëpo nëse brenda shtatë ditësh nuk reflektojnë jemi të shtrënguar t’i dërgojmë rastet në përmbarimë, sigurisht duke mos i fut në përmbarim këta që i janë akumuluar borxhet vetëm gjatë pandemisë, por borxhlinjët e mëdhenjë që kanë qenë para kohës së pandemisë. Ne do të ofrojmë dhe lëhtësira për ta, ato nënkuptojnë që deri tani për tu fut në kontratë për borxhin e  akumuluar, kushti ka qenë që deri tani të paguhet 30 për qind e borxhit të grumbulluar, që nga sot ne po lansojmë një mundësi apo lehtësi për konsumatorët, ata mund të paguajnë vetëm 10 për qind të borxhit të akumuluar dhe pastak të bëjnë kontratë të riprogramimit të borxhit deri në 36 muaj me këste, kjo vlen për pjesën e amvisërisë”.

Donatorët e huaj sipas tij, kanë dhënë kontribut të madh në kompaninë e Ujësjellësit “Prishtina”.

“Fatmirësisht i gjithë sektori i ujit ka përfituar nga donatorët e huaj. Nëse sektori i ujit është konsoliduar në këtë gjendje që jemi është fal tyre. Sepse tarifat që I kemi ne janë më të ulëtat në rajonë. Fal investimeve dhe mirëkuptimit të tyre në mbulojmë dhe zonat rurale që është shembull për gjithë rajonin, jo vetëm në Kosovë. Kjo është sfidë sepse krijon kosto, edhe të energjisë elektrike”, tha ndër të tjera, Xhafa. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori