LAJMI I FUNDIT:

Kryeshefi i Ujësjellësit “Prishtina”: Jemi përballur me dy probleme të mëdha, thatësirat dhe pandeminë

Kryeshefi i Ujësjellësit “Prishtina”: Jemi përballur me dy probleme të mëdha, thatësirat dhe pandeminë

Ushtruesi i detyrëse së Kryeshefit ekzekutiv i Kompanisë Rajonale Ujësjellësi (KRU) “Prishtina”, Sokol Xhafa në një intervistë për Telegrafin ka folur për sfidat dhe vështirësitë që po kalon kjo kompani.

Xhafa tha se edhe pse pandemia, COVID-19 e ka prekur këtë kompani, ata me punë intensive sërish ia kanë dal të operojnë në tetë komuna si dhe në kryeqytet.


“I gjithë viti na kaploi me pandeminë COVID-19, edhe pse ne kemi operuar gjatë gjithë kohës. Operojmë me tetë komuna, duke përfshirë edhe kryeqytetin. Natyra jonë e punës nënkupton që duhet të jemi pranë konsumatorëve, duke kontrolluar dhe kualitetin e ujit nëpër laboratorët tona. Nga pjesa e shërbimeve publike është puna më e vështirë. Edhe pandemia e ka bërë të domosdoshme praninë e ujit. Pa furnizim me ujë nuk jetohet. Ne duhet të jemi gjatë gjithë kohës të gatshëm në punë, dhe këtë e kemi arritur fal stafit që kemi”, ka thënë ai.

Sipas tij, kjo kompani këtë vit pos pandemisë, është goditur edhe nga thatësirat nëpër liqenet të cilat i shfrytëzojnë për ujë.

“Fatkeqësisht këtë vit jemi goditur nga dy problematika më madhore siç janë thatësirat dhe pandemia. Ne si kompani para tre vitesh bashk me GIZ-in gjerman, një pjesë e stafit janë trajnuar pikërisht për kohë të tilla. Menaxhimi i vet kësaj kohe me thatësira ka ardh nga ai planë. Fatmirësisht e kemi dhe impiantin në Shkabaj”, ka thënë ai.

U.D Kryeshefi ekzekutiv i Kompanisë Rajonale Ujësjellësi (KRU) “Prishtina”, Sokol Xhafa/ Foto: Ridvan Slivova

Xhafa po ashtu foli edhe për reduktimet me ujë të cilat i kanë pasur këtë vit.

“Duke pas parasysh që zonat urbane po zgjerohen shpejt kjo ka bërë që nga data 15 gusht, zonat rurale kanë pas reduktime, ndërsa zonat urbane kanë pas reduktime nga ora 00:00 të natës deri në 04:00 të mëngjesit. Në Lipjan me zonat rurale ka ende reduktime pasi po hapim puse të reja, ku dhe aty do të kthehet furnizimi me ujë të pijshëm”, theksoi shefi i KRU “Prishtina”.

E sa i përket  borxheve të konsumatorëve ndaj kësaj kompanie, ai tha: “Borxhet janë të mëdha që nga paslufta. Asetet tona janë vjetëruar shumë si dhe kërkon një kosto. Sikur t’i kemi të gjitha ato pagesa ne do t’i konvertonim në investime kapitale. Borxhi total që nga paslufta është mbi 45 milionë euro. Ndërsa vetëm këtë vit në kohë pandemie është  mbi 2.5 milionë euro. Disa konsumatorë janë të kujdesshëm, por disa të tjerë jo”. /Telegraf/

Në trend Lajme

Më shumë
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Votimi pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, eskalon Daçiq

Votimi pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, eskalon Daçiq

Lajme
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE

Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE

Lajme
Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Lajme
Këto janë shtetet që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Këto janë shtetet që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Kalo në kategori