LAJMI I FUNDIT:

Ujë Rugove prodhon 1 milion shishe për të rritur ndërgjegjësimin mbi Autizmin

Ujë Rugove prodhon 1 milion shishe për të rritur ndërgjegjësimin mbi Autizmin

Ujë Rugove së bashku me Asociacionin Nacional të Autizmit në Kosovë – ANAK, kanë filluar fushatën për ndërgjegjësimin mbi autizmin duke prodhuar 1 milion shishe me etiketa të veçanta që do të shiten në të gjithë Kosovën gjatë muajit Prill.

Etiketat përmbajnë shumë ngjyra dhe një puzzle/enigmë, simbolin e ndërgjegjësimit për autizëm, dhe sloganin “Autizmi është një ngjyrë e jetës.”

Ujë Rugove inkurajon të gjithë qytetarët e Kosovës të informohen më shumë mbi autizmin dhe të solidarizohen me komunitetin e personave me spektrin autistik.

Autizmi është një gjendje e zhvillimit që prek aftësitë sociale, komunikimin dhe sjelljen. Në këtë muaj ndërgjegjësimi, është e rëndësishme të ndajmë informacione dhe të promovojmë mbështetjen për personat me autizëm dhe familjet e tyre.

Ujë Rugove është përkushtuar për të rritur ndërgjegjësimin mbi autizmin dhe për të ndihmuar në shpërndarjen e një mesazhi pozitiv për bashkëjetesën dhe pranimin e ndryshimeve në shoqëri. Autizmi është një ngjyrë e jetës – bashkohuni me ne në këtë udhëtim drejt një shoqërie më të ndërgjegjshme dhe më të përfshirë.

Ujë Rugove, e pifshi për shnet!

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

E Bukura e Dheut
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ekonomi
Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Auto Mita
Central Park sjell

Central Park sjell "Botën Tënde të Aventurave" edhe këtë vikend!

Central Park
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs
Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova Agency
Kalo në kategori